Autobusit i shpërthen goma, mërgimtarët që u nisën në Stuttgart mbesin një kohë në rrugë

Aktuale

Autobusit i shpërthen goma, mërgimtarët që u nisën në Stuttgart mbesin një kohë në rrugë

Më: 22 janar 2022 Në ora: 21:36
Pamje nga vendi i ngjarjes

Autobusit të kompanisë turistike “Shpejtimi” i është shpërthyer goma gjatë udhëtimit drejt Stuttgartit të Gjermanisë.

Autobusi dy katësh i “Shpejtimit” ishte i mbushur me plot mërgimtarë nga Kosova që po ktheheshin në vendet ku veprojnë.

Një udhëtarë ka konfirmuar se autobusit i është shpërthyer goma në afërsi të Krushevacit në Serbi.

Si pasojë e kësaj, afërsisht 2 orë pasagjerët janë detyruar të presin në këtë pikë derisa është rregulluar goma.

Mërgimtari që po udhëtonte me këtë autobus bëri thirrje që kompanitë e autobusëve të kryejnë kontrollet teknike para se të marrin një rrugë të gjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat