IKSHPK apel qytetarëve: Shamngni udhtimet, qëndroni në shtëpi dhe ajrosni ambientet e mbyllura

Aktuale

IKSHPK apel qytetarëve: Shamngni udhtimet, qëndroni në shtëpi dhe ajrosni ambientet e mbyllura

Nga: M.L Më: 23 janar 2022 Në ora: 14:19
Foto-ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, njoftoi se është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik për variantin Omicron.

Nëpërmjet një njoftimi në Facebook, IKSHPK bëri me dije se varianti Omicron po vazhdon të përhapet me intensitet të lartë.

IKSHPK theksoi po ashtu se virusi është kudo dhe ju bëri thirrje qytetetarëve që të mos i neglizhojnë rekomandimet themelore: maska, distanca, higjiena.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë!

Ne jemi çdo ditë në shërbimin tuaj!

Ju lutemi bartni maskat nē çdo vend dhe vaksinohuni!

Omicron (B.1.1.529) po vazhdon të përhapet me intensitet të lartë dhe është varianti dominues në qarkullim.

Virusi është kudo andaj mos neglizhoni rekomandimet themelore: maska, distanca, higjiena. Shamngni udhtimet, qëndrojni në shtëpi dhe ajrosni ambientet e mbyllura.

IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik.

Prandaj, në vazhdimësi vlen për secilin person dhe më tej vazhdojmë të bëjmë thirrje:

Mbulo gojën dhe hundën me maskë!

Mbaj higjienën!

Respekto distancën!

VAKSINOHU!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat