“Presidenti mund të jetë jashtë territorit të Shqipërisë”, Kurti i reagon Edi Ramës: Argatin Baton Haxhiu dëshiron ta bëjë President

Aktuale

“Presidenti mund të jetë jashtë territorit të Shqipërisë”, Kurti i reagon Edi Ramës: Argatin Baton Haxhiu dëshiron ta bëjë President

Nga: N. Sh. Më: 24 janar 2022 Në ora: 23:26
Baton Haxhiu, Sergey Lavrov dhe Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur për zgjedhjen e presidentit të ri shqiptar.

Rama tha se, president i Shqipërisë mund të jetë edhe dikush jashtë territorit të Shqipërisë.

Ai ka thënë se, në 5 vitet e ardhshme në krye të shtetit duhet të vijë një njeri normal.

“Presidentin duhet ta zgjedhë ky grup parlamentar në radhë të parë. Ndërlikimi me krijimin e dy Partive Demokratike na e bën të vështirë të gjejmë adresën se ku ta kërkojmë dialogun me opozitën parlamentare, por ndërkohë duhet të mendojmë për mënyrën sesi mund të këshillohemi me qytetarët edhe për këtë vendimmarrje. Në një mënyrë a një tjetër duhet të gjejmë mënyrën për të gjetur një emër për figurën e presidentit apo presidentes së re të Republikës. Kemi përgjegjësinë e madhe qytetare, politike dhe kushtetuese që t’i japim shqiptarëve në krye të shtetit një njeri normal, në radhë të parë. Presidenti mund të gjendet këtu mes nesh, por mund të jetë edhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Do iu lutesha të gjithëve të mendojmë në këtë sens dhe cilido që ka një ide sesi mund të organizohemi”, tha Rama.

Për këtë deklaratë të Ramës, ka reaguar kryetari i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti.

Ai thotë se kjo është tallje me shqiptarët nga kryeministri Rama, që sipas tij, po ia bën argatin Vuçiqit.

Kurti shprehet se Rama dëshiron Baton Haxhiun ta bëjë president të Shqipërisë.

“Tallja e radhës me shqiptarët nuk mbaron vetëm me një Kryeministër i cili haptas e bën argatin e Vuçiqit por tani ky njeri don ta bëjë argatin tjetër Baton Haxhiun për President Shqipërisë.

Ky "Profeti" në formë të gazetarit i cili punoi fort për ndarjen e Kosovës dhe propozoi faljen e krimeve serbe ndaj Shqiptarëve dhe amnestimin e kriminelëve serbë.

Sigurisht duke i marrë parasysh të gjitha këto "kontribute" që i bëri për Kombin, tani duhet të dekorohet me postin e Presidentit të Shqiptarëve!

TASH ASHT E QARTË  SE NGA U RREH ZEMRA KËTYRE "PATRIOTËVE"!”, shkruan Kurti në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat