Behgjet Pacolli: Vjosa Osmani nuk m’i ktheu mesazhet, njerëzit kur e kalojnë lumin nuk e shikojnë kalin

Aktuale

Behgjet Pacolli: Vjosa Osmani nuk m’i ktheu mesazhet, njerëzit kur e kalojnë lumin nuk e shikojnë kalin

Më: 25 janar 2022 Në ora: 23:01
Behgjet Pacolli dhe Vjosa Osmani

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka folur për raportin që ka me presidenten e vendit, Vjosa Osmanin.

Ai thotë se i ka shkruar dy herë sms dhe nuk ka marrë përgjigje nga Osmani.

“I kam dërgu dy sms, nuk ka lidhje për çka. As nuk i ka ra me i shiqu edhe me mi kthy”, ka thënë Pacolli.

Pacolli përdor dhe një fjalë të urtë popullore për Osmanin: Njerëzit kur e kalojnë lumen nuk e shikojnë kalin.

“Por sidoqoftë kom respekt për institucionet dhe zonjën president, e din mirë ajo sa e kam mbështet kur Isa Musatafa ka dashtë me lënë jashtë listës, bile kam ofruar Mustafës mundësin që unë të tërhiqem nga numri dy dhe t’ja lë asaja”, tha Pacolli.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat