Infermierët ankohen se edhe nëse dalin pozitivë me test rapid, duhet të qëndrojnë në punë

Aktuale

Infermierët ankohen se edhe nëse dalin pozitivë me test rapid, duhet të qëndrojnë në punë

Më: 27 janar 2022 Në ora: 08:58
Foto ilustrim

Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka reaguar pas vendimit të QKUK-së i cili thotë nuk do pranohen si dëshmi nga infermierët dhe stafi tjetër shëndetësor, rezultatet pozitive për COVID-19 përmes testeve rapide.

Përmes një komunikate, thuhet se kjo sindikatë nesër do të kërkojë përgjigje edhe nga Qeveria e Kosovës, Ministria e Shëndetësisë dhe Qendrat e Testimit Rapid në kuadër të Komunave lidhur me validitetin e rezultateve që dalin nga testimet rapide.

“Ndërkohë inkurajojmë SHSKUK / QKUK që të përmbahet nga vendimet e pamatura që paraqesin standart të dyfishtë, pasi këso vendime japin pasqyrë të keqe për një institucion kredibil siç është SHSKUK / QKUK, ndërsa në rast se SHSKUK / QKUK ka dyshime rreth mënyrës së testimit apo keqpërdorimeve, konsiderojmë që si institucion kanë resurse të mjaftueshme për mbikqyrjen e këtij procesi.

Mirëpo mos të harrojmë që komunitetet infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor çdo herë, e sidomos që nga fillimi i pandemisë COVID-19 e kanë dëshmiar korrektësinë e tyre, kanë dëshmuar që janë të përgjegjshëm, ndërsa përmes punës, angazhimit, dhe sakrificës kanë dëshmuar që vendi dhe qytetarët mund të llogarisin në infermierët dhe shërbimet e tyre”, thuhet tutje në reagim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat