“Është dështim”/ Demolli: Ky mendim i ambasadorit Amerikan duhet të na shqetësojë prej më të madhit e deri te më i vogli

Aktuale

“Është dështim”/ Demolli: Ky mendim i ambasadorit Amerikan duhet të na shqetësojë prej më të madhit e deri te më i vogli

Nga: M.L. Më: 27 janar 2022 Në ora: 13:10
Haki Demolli

Ish ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, e konsideron si shqetësuese deklaratën e Ambasadorit të SHBA-së, Jeff Hovenier, se Qeveria nuk ishte në gjendje të merrte vendime për rrugën e saj të ardhshme në afatet kohore që kërkon MCC’ja.

Sipas Demollit, pas një mendimi të këtillë të ambasadorit të SHBA-ve, jo vetëm që duhet të shqetësohet dhe brengoset Qeveria e Kosovës, por duhet të shqetësohen të gjithë ne qytetarët e Kosovës.

Postimi i plotë:

ZHVILLIME POLITIKE QË DUHET TË NA SHQETËSOJNË TË GJITHËVE!

Ambasadori i SHBA-ve JEFF HOVENIER (citoj):

"Qeveria nuk ishte në gjendje të merrte vendime për rrugën e saj të ardhshme në afatet kohore që kërkon MCC’ja. KJO DOMOSDOSHMËRISHT ËSHTË DËSHTIM. Jo domosdoshmëri është diçka që po kritikoj. THJESHT ËSHTË REALITETI."

Pas një mendimi të këtillë të ambasadorit të SHBA-ve, jo vetëm që duhet të shqetësohet dhe brengoset Qeveria e Kosovës, por duhet të shqetësohemi të gjithë ne qytetarët e Kosovës, siç thotë populli "prej më të madhit e deri te më i vogli"!

Fatkeqësisht ky është realiteti ynë politik!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat