SHBA nis fazën e dytë të non gratave, gati sanksionet e reja!

Aktuale

SHBA nis fazën e dytë të non gratave, gati sanksionet e reja!

Më: 27 janar 2022 Në ora: 17:00
Joe Biden

Siç edhe ka paralajmëruar qartësisht Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar në intervistën për ‘Zërin e Amerikës’, SHBA ka nisur fazën e dytë ndaj ndëshkimeve të ‘non grata’-ve në Shqipëri.

Pra, sanksionet për subjektet ekonomike që kanë mbëshetur të gjithë politikanët që qeveria amerikane i ka ndëshkuar për “Korrupsion të rëndësishëm”.

Siç dihet, qeveria e SHBA-së ka shpallur katër persona ‘non grata’ në Shqipëri për korrupsion të rëndësishëm: Sali Berishën, Tom Doshin, Vangjush Dakon dhe Adriatik Llallën.

Bazuar edhe në urdhrin Ekzekutiv të Presidentit Biden për korrupsionin, mësohet se kanë nisur procedurat për të identifikuar në mënyrë të qartë burimet ekonomike, por edhe mediatike që kanë mbështetur politikanët e shpallur ‘non grata’.

Siç mësohet, një nga biznesmenët më të fuqishëm në vend, që konsiderohet tek lista e të mëdhenjve fare, është thirrur për tu pyetur nëse ka lidhje me financimin e aktivitetit politik të Sali Berishës, pasi kishte të dhëna të qarta se disa segmente financiare të tij figuronin si donatorë për ish-presidentin dhe ish-kryeministrin.

Pritet që në javët në vazhdim të ketë një vendim të qartë të DASH për këtë çështje, shoqëruar edhe me emrat e rinj ‘non grata’ në politikën shqiptare, për të cilat ka pritshmëri të madhe.

Kjo në fakt është një procedurë e njohur që e kemi vënë re edhe në rastet e ngjashme në Bosnjë, Kosovë dhe Mal të Zi, ku Departamenti Amerikan i Shtetit, por edhe ai i Thesarit ka ushtruar kompetencën sipas ligjit 7031.

E në këtë rast, ka shumë gjasa që vendimi të jetë nga Departamenti i Thesarit, sipas modelit të sanksioneve të oligarkëve rusë disa vjet më parë, që është marrë edhe nga administrata Obama, por edhe nga ajo Trump. Që do të thotë ngrirje asetesh dhe shpallje të aktiviteteve të ndryshme si të ushqyera nga korrupsioni.

Në Bosnjë, patëm rast cilësimin e televizionit të Republika Srbska si pjesë e bizneseve kriminale, siç ndodhi edhe me një television serb në Mal të Zi, ku fliste non stop Vojislav Shesheli.

Këto masa kanë shkaktuar një panik të fortë në ambjentin mediatik, ku pronarë të ndryshëm të njohur si lojtarë të dy krahëve kanë bërë një kthesë servile, duke u shërbyer qartasi vetëm Edi Ramës.

Kjo tregon qartësisht realitetin fals të betejave mediatike në vend, ku nuk ka pasur një princip apo ide mbi logjikën e mbështetjes apo jo të aktorëve politikë, por thjesht një klientelizëm absurd./Pamfleti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat