Serbët duan gjak! / S’janë ngopur me gjak shqiptari, kroati dhe boshnjaku, e duan të malazezve tani!

Aktuale

Serbët duan gjak! / S’janë ngopur me gjak shqiptari, kroati dhe boshnjaku, e duan të malazezve tani!

Nga: Idriz Morina Më: 7 shkurt 2022 Në ora: 20:26
Serbi i maskuar me një

Nga do që t’i bie Europa një ditë do të ballafaqohej me dëshirën e sëmurë për gjak të politikës dhe kishës serbe. Dhe duket se kjo ditë po afrohet më shpejt, sesa mund të jetë pritur.

Kësaj here duket se është në prag të një konflikti me gjakderdhje Mali i Zi. Shkaktar serbët, të përkrahur edhe nga Rusia, po përpiqen ta destabilizojnë Malin e Zi, nën këmbët e NATO-s.

Mali i Zi, që nga qershori i vitit 2017 është anëtari i 29 i NATO-s. Disa herë edhe para anëtarësimit në NATO ka pasur përpjekje për destabilizim të Malit të Zi nga serbët e atjeshëm, të mbështetur nga Serbia dhe Rusia, por që vendi i tejkalonte krizat, jo edhe pa vështirësi.

Thirrjet serbe dhe ortodokse

Së fundi është mobilizuar policia e Malit të Zi, në përpjekje për të evituar thirrjet publike, të serbëve të Malit të Zi, Serbisë dhe të Bosnjës, përkatësisht të republikës së atjeshme, për gjakderdhje!

Mesazhet me thirrje të hapura, “gjak e thikë” janë shpërndarë në shumë rrjete sociale, që nga dje (e diele) me 6 shkurt.

Thika dhe zjarret u panë në Mal të Zi në shtatorin e kaluar, kur Kisha serbe pasi nxiti pakënaqësi synoi që nëpërmjet protestave ta rrëzonte qeverinë, tashmë të rënë, por me qëllim të vendosjes së një qeverie, që do të kontrollohej nga Serbia.

Në grupin që ka bërë thirrje për gjakderdhje janë gjetur serbë që identifikohen me Kishën Ortodokse Serbe, i thurin lavde kriminelit serb të luftës, Ratko Mlladiqit, e promovojnë ideologji çetnike dhe pretendojnë se “serbët në Mal të Zi janë të rrezikuar”.

Prokuroria e shtetit malazez i ka nisur hetimet. Pas rrëzimit të kryeministrit Zdravko Krivokapiq nga Kuvendi i Malit të Zi, javën e kaluar, po pritet që të shkarkohet edhe kryetari i Kuvendit, Asleksa Beçiq.

Krivokapiq, që u zgjodh kryeministër me votën e Dritan Abazoviçit, i cili ishte zv.kryeministër në atë Qeveri, po me nismën e tij u shkarkua.

Abazoviqi, i cili është udhëheqës i Lëvizja Qytetare Ura, po pretendon të bëhet Kryeministër i Malit të Zi, duke e krijuar një qeveri të pakicës, ku do të jenë edhe dy grupe shqiptare, Lista Shqiptare, Koalicioni Shqiptar.

Pas rënies së qeverisë malazeze dhe protestave të mbajtura, ka reaguar SHBA-ja duke ia kujtuar që rëniet e qeverive janë pjesë e demokracisë, ndërsa edhe protestat e qeta, “janë të drejta themelore demokratike”.

Edhe Bashkimi Evropian ka bërë thirrje, duke kërkuar formimin e shpejtë të qeverisë në Mal të Zi, sigurisht duke u bazuar në tensionet e paralajmëruara dhe nga burime të inteligjencës, se ka përpjekje për përzierje të Rusisë dhe Serbisë.

Edhe presidenti malazez Milo Gjukanoviq, ka alarmuar sot, duke theksuar se vendi i vogël po përballet me agresionin e madh të Serbisë. Ai është i bindur se nëpërmjet Qeverisë së rrëzuar, Serbia e ka synuar aneksimin e Malit të Zi, me qëllim të realizimit të projektit, “Bota serbe”.

“Nacionalizmi serbomadh nga Beogradi kuptoi se fitorja e të preferuarve të tyre hapi derën për një aneksim të ri të Malit të Zi, këtë herë përmes projektit “Bota serbe”, ka deklaruar Gjukanoviç për DW.

Serbia duhet goditur

E vetmja zgjidhje, është që SHBA-të dhe Europa, ta edukojnë Serbinë, nëpërmjet disa mësimeve strategjike, duke e krijuar mundësinë për shkëputje nga influenca ruse.

Modeli më i mirë, është ai që presidenti i tanishëm Joe Biden, e pat propozuar për Serbinë gjatë luftës në Kosovë, kur këmbëngulte se ajo nuk e kupton, derisa nuk i ndryshohet karakteri asaj, ndarja me gënjeshtrat, nëpërmjet një goditje të fuqishme.

Serbia të njëjtin skenar po e luan rreth Kosovës, me qëllim që ta aneksojë veriun e vendit, duke shfrytëzuar krizën e Ukrainës.

Rusia po përpiqet, që të krijojë një krizë serioze në Mal të Zi, në mënyrë që ta largojë presionin e madh të perëndimit ndaj saj.

SHBA-të, por edhe Britania e Madhe, disa herë kanë alarmuar për mundësinë e pushtimit të shpejtë të Ukrainës nga Rusia. Gjasat janë, sipas mediave amerikane, që tashmë 70% e forcave të nevojshme për pushtim, i ka vendosur në kufirin ukrainas.

Janë shanset e fundit si duket, vizita e presidentit francez Emanuel Makron në Rusi, në takim me Putinin sy me sy, që të arrijë ndryshimin, si dhe të kancelarit të Gjermanisë Olaf Scholz në Uashington, po për të ulur tensionet dhe kryesorja për ta shmangur luftën!

Gjermania vazhdon të kritikohet si nga jashtë edhe nga brenda për refuzimin e saj, që t’i dërgojë armatime Ukrainës, për ta ndihmuar në ballafaqim me Rusinë!

Po ashtu kancelari Scholz ka paralajmëruar një takim me Putinin në mes të shkurtit, por në Uashington, thonë kritikët e tij, se ai duhet të rrëfejë se në anën e kujt është tani!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat