I janë bllokuar xhirollogaritë, nga sot kompania “Pastrimi” nuk do grumbullojë mbeturinat në Prishtinë

Aktuale

I janë bllokuar xhirollogaritë, nga sot kompania “Pastrimi” nuk do grumbullojë mbeturinat në Prishtinë

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 09:05
Kompania “Pastrimi”

Kompania rajonale e mbeturinave “Pastrimi” dje ka bërë të ditur se i janë bllokuar xhirollogaritë bankare andaj edhe punëtorët e kësaj kompanie nga sot nuk do të dalin në terren për grumbullimin e mbeturinave.

Në një komunikatë kjo kompani ka bërë të ditur se iu janë bllokuar xhirollogaritë nga Kompania për Menaxhimin e Deponive të Kosovës.

Po ashtu, nuk është bërë e ditur se deri kur mund të zgjasë kjo gjendje mirëpo qytetarët e Prishtinës do të kenë problem me mbeturina deri sa të zgjidhet kjo çështje.

Njoftimi i plotë:

Kompania Rajonale e Mbeturinave KRM “Pastrimi”, SH.A-Prishtinë, njofton opinionin publik se i janë bllokuar gjitha xhirollogaritë bankare nga Kompania për Menaxhimin e Deponive te Kosovës-KMDK me te cilat kryen shërbime bankare.

Po ashtu, Kompania “Pastrimi”, Sh.A-Prishtinë njofton qytetarët se nga dita e nesërme me dt. 09.02.2022 kompania nuk do të ketë mundësi të bëjë grumbullimin dhe largimin e mbeturinave për arsye te bllokimit te xhirollogarive bankare nga Kompania për Menaxhimin e Deponive te Kosovës, prandaj duhet të bëjmë ndërprerjen e shërbimit te mbeturinave.Kompania “Pastrimi”, Sh.A-Prishtinë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve deri ne zgjidhjen e këtij problem.

Me respekt Kompania “Pastrimi”, SH.A-Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat