Policia liron Dardan Molliqajn dhe disa anëtarë të PSD-së

Aktuale

Policia liron Dardan Molliqajn dhe disa anëtarë të PSD-së

Nga: A.SH Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 13:15
Dardan Molliqaj

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka njoftuar se pas 24 orësh izolim janë liruar nga Policia e Kosovës.

Ai ka njoftuar se nën arrest shtëpiak janë Nol Nushi dhe Genc Sherifi.

Sipas tij Qeveria Kurti po vepreon me mendësi autoritare.

Postimi në Facebook:

PËRBALLË SKANDALEVE E VENDIMEVE TË PADREJTA, PUSHTETI DON DISIPLINË

Ndaj një proteste paqësore që synim kishte zbardhjen e mashtrimit për rritjen e çmimit të energjisë, pushteti përdori policinë.

Ndaj protestuesve që u nxorrën me dhunë, pushteti urdhëroi mbajtje 48 orëshe pa ekzistuar asnjë rrethanë ligjore për një vendim të tillë.

Pyetjeve tona se sa është rritur çmimi i rrymës e sa fiton KEDS-i në krejt këtë krizë, pushteti iu përgjigj me dhunë e diciplinë.

Vendimeve të padrejta dhe thellimit të pabarazisë, Qeveria Kurti po i përgjigjet në mënyrën më tipike për pushtetet me mendësi autoritare: dhunë e disiplinim.

Pas 48 orësh izolim, u liruam të gjithë. Pa ndërruar asnjë rrethanë. Ndërkohë që prokuroria po mban ende nën arrest Nol Nushin dhe Genc Sherifin, në një farsë gjyqësore pa asnjë kuptim ligjor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat