Reagon ashpër Melihate Tërmkolli: Mbylleni gojën! Po patët bukë, hani, po nuk patët, vdisni ose ikni! Kaq!

Aktuale

Reagon ashpër Melihate Tërmkolli: Mbylleni gojën! Po patët bukë, hani, po nuk patët, vdisni ose ikni! Kaq!

Nga: N. Sh. Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 10:27
Melihate Tërmkolli

Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli ka reaguar ndaj profesorit dhe ligjëruesit shqiptar në Universitetin e Parisit, Nezir Krakit, i cili mbrëmë tha se nuk është ftuar nga Ambasada e Kosovës në Francë, në festën për 14 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Kraki është shprehur i habitur, pasi sipas tij, kjo po ndodhë për herë të parë, përcjell Bota sot.

Kraki ka hedhur dyshime se kjo mund të jetë dimension i ri i ndryshimit të madh, për të cilin ishte mobilizuar qe disa vite.

E pas kësaj, ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli thotë se, në 14 Vjetorin e Pavarësisë nuk janë ftuar nga Lëvizja Vetëvendosje as ata që e shkruan me jetë dhe e nënshkruan me dorë të vet Deklaratën.

Tërmkolli shkruan se kështu është më “Republika e Tretë”, duke shtuar se tash të mbyllin gojën.

“Po patët bukë, hani, po nuk patët vdisni ose ikni, kaq”, shkruan ajo.

Postimi i plotë:

Këta "patriotat" në pushtet, nuk i ftuan në ceremoninë e 14 Vjetorit të Pavarësisë as ata që e shkruan me jetë dhe e nënshkruan me dorë të vet Deklaratën, ndërsa i paska mbetë hatri profesorit që jeton në Paris, pse nuk e paska ftuar ambasada për Ditën e Pavarësisë!

"Republika e Tretë" kështu është pra! Mbylleni gojën! Po patët bukë, hani, po nuk patët, vdisni ose ikni! Kaq!

#MT

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat