Vrasja tragjike e policit në Zllatar, Inspektorati Policor konfirmon lëvizjen e fundit

Aktuale

Vrasja tragjike e policit në Zllatar, Inspektorati Policor konfirmon lëvizjen e fundit

Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 07:21
Vendi ku ndodhi vrasja tragjike

Dy net më parë polici, Fatlum Mehmeti dyshohet se qëlloi aksidentalisht me armë zjarri kolegun e tij, Lirim Haxhollin, i cili u dërgua në Emergjencën e QKUK-së, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai fatkeqësisht nuk arriti t’u bëjë ballë plagëve dhe vdiq.

Inspektorati Policor i Kosovës menjëherë ka marrë masa ndaj zyrtarëve policorë të cilët ishin të pranishëm në këtë rast.

Kurse, tani kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj ka konfirmuar se lidhur me këtë rast janë konfiskuar 14 armë zyrtare të policëve, e të cilat do të dërgohen për ekzaminim.

“Janë sekuestruar 14 armë zyrtare dhe pritet të dërgohen për ekzaminim”, ka thënë Hodaj.

I dyshuari për vrasjen e viktimës, Fatlum Mehmeti u ndalua për 48-orë dhe u suspendua nga detyra.

Përveç Fatlum Mehmetit, IPK ka arrestuar edhe 5 zyrtarë të tjerë policorë, po ashtu IPK ka bërë të ditur se i ka rekomanduar Policisë së Kosovës masën e suspendimit edhe për 9 zyrtarët tjerë policorë që ishin prezent në këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat