Parodi me Jakup Krasniqin/ Blerim Latifi reagon ashpër ndaj Vedat Bajramit: Pafytyrësi, poshtërsi e llojit të vet!

Aktuale

Parodi me Jakup Krasniqin/ Blerim Latifi reagon ashpër ndaj Vedat Bajramit: Pafytyrësi, poshtërsi e llojit të vet!

Nga: A.M. Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 23:16
Blerim Latifi.

Një skeq i Vedat Bajramit, në të cilin ky i fundit e imiton Jakup Krasniqi nxiti reagime.

Pas vajzës së Jakup Krasniqit, ka reaguar edhe analisti Blerim Latifi.

Latifi u shpreh se është pafytyrësi të bëhet parodi me figurën e Krasniqit.

“Jakup Krasniqi sot është 71 vjeçar.Ka probleme të mëdha shëndetësore. Prandaj, të bësh sot parodi me gjendjen e tij, është thjesht pafytyrësi e poshtërsi e llojit të vet”, shkroi ai në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Jakup Krasniqi sot është 71 vjeçar.Ka probleme të mëdha shëndetësore. Nëse zgjatë procesi kundër tij dhe të tjerëve në Hagë, ka fort rrezik që ai të mos e shoh më për së gjalli atdheun e tij, për të cilin ka punuar e luftuar si pak të tjerë. Prandaj, të bësh sot parodi me gjendjen e tij, është thjesht pafytyrësi e poshtërsi e llojit të vet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat