Vazhdon përplasja/ Enver Hasani i përgjigjet Shkëlzen Gashit

Aktuale

Vazhdon përplasja/ Enver Hasani i përgjigjet Shkëlzen Gashit

Më: 21 shkurt 2022 Në ora: 12:54
Shkëlzen Gashi dhe Enver Hasani

Java që shkoi u përcoll me disa polemika në distancë nëpërmjet publicistit, Shkëlzen Gashi dhe ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani. Debati i tyre ndërlidhej me figurën e Xhafer Devës.

Analisti Gashi, e ftoi në një përballje televizive Enver Hasanin, ish-rektorin e Universitetit të Prishtinës, pasi ky i fundit deklaroi se e kishte dërguar atë jashtë vendit për studime.

“Dikur e në një kohë, vitet e pasluftës, pas përgjërimeve të shumta që mi patë bërë, e kam pas dërguar jashtë vendi për të bërë një master, siç kam dërguar plot të tjerë, të rinjë e të reja që sot janë mirënjohës ndaj meje pafund. Kjo është arsyeja e parë që ai përdorë rrugaçërinë dhe stilin huliganesk për të më kundërshtuar mua, thjesht për të mbytur frikën nga unë”, ishte shprehur Hasani.

Në pyetjen se a do ta pranojë ballafaqimin televiziv, ai tha se Gashi së pari duhet të sqarohet se si e ka shkolluar, pastaj vijnë çështjet tjera.

“Besoj kesh i qartë. Kur ai të sqarohet se si e kam shkolluar atëherë flasim për tjerat. Kjo është kruciale këtu”, tha Hasani.

Gashi, mbrëmjen e kaluar, deklaroi se Hasani, vite më parë, në dy raste ka refuzuar përballjet në debat.

“E treta e vërteta: Enver Hasani, të lutem shumë, hajde në debat televiziv dhe debatojmë për të gjitha. Merre me vete llaptopin dhe librat, ama librat lexoji paraprakisht”, shkroi ai në Facebook.

Më parë, Gashi e quajti Hasanin “shërbëtor” të ish-regjimit, në një reagim ndaj deklaratës së Hasanit që e ndërlidhet figurën e Xhafer Devës me krimet e kryera nga nazizmi.

Ditë më parë, profesori i së drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, Enver Hasani tha se për herë të parë për krimin ndaj hebrenjëve të Kosovës ka dëgjuar nga Noel Malcolm, në vitin 1998, kur në pranverë të atij viti Hasani kishte bërë recnesionin e librit të tij mbi Kosovën.

Ai tha se krimi është bërë në kohën kur Xhafer Deva ka qenë ministër i Brendshëm.

“Unë për herë të parë për krimin ndaj hebrenjëve të Kosovës kam ndëgjuar nga Noel Malcolm, në vitin 1998, kur në pranverë të atij viti pata bërë recnesionin e librit të tij mbi Kosovën. Krimi është bërë në kohën kur Xhafer Deva ka qenë ministër i Brendshëm. Më vonë kam lexuar libra dhe recensione pafund që pohojnë të njejtën gjë, ndër të cilët më bindëset janë librat e David Motadel mbi Perandorinë nazist dhe Islamin, ku përfshihet Ballkani deti në detajet më të imëta. Recensioni im i librit të Noel Malkolm ka qenë i pari i llojit të vet, sepse është bërë akoma pa dalur në shitje libri i tij mbi Kosovën (një histori e shkurtër)”, tha Hasani. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat