Bekteshi përkujton Presidentin Xhorxh Uashington: Një ndër Presidentët më të suksesshëm amerikan

Aktuale

Bekteshi përkujton Presidentin Xhorxh Uashington: Një ndër Presidentët më të suksesshëm amerikan

Nga: M.L. Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 15:38
Te shtepia e Xhorxh Uashingtonit, Mount Vernon, Virginia Nov.5, 2017

Publicisti Ramazan Bekteshi përkujtoi sot Presidentin e patë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh Uashington me rastin e ditëlindjes së tij.

Me këtë rast Bekteshi ka folur për biografinë e Presidentit Uashington.

Ai ka cituar historianët duke thënë se: "Është e qartë se Xhorxh Uashington meriton një kompliment të fortë për aftësinë e tij si president dhe si një politikan".

“Ai vazhdimisht rangohet në dy vendet e para si një ndër Presidentët më të suksesshëm amerikan”.

Postimi i plotë:

Gëzuar ditëlindja z. President, Xhorxh Uashington!

Sot më 22 shkurt është ditëlindja e Presidentit të parë (1732-1779) , Babait të Amerikës, Xhorxh Uashington-it.

"Xhorxh Uashington - Presidenti i parë amerikan, Komandanti i Ushtrisë Kontinentale, Presidenti i Konventës Kushtetuese dhe fermer. Nëpërmjet këtyre roleve, Uashingtoni ilustroi karakterin dhe lidershipin."

-Bashkëshortja: Martha Uashington (1731-1802)

-Fëmijët: nuk ka pas femijë biologjik

-Edukimi: pa edukim formal

-Religjioni: anglikan

-Profesioni: i tij i parë ishte gjeodet/topograf/hidrograf

-Partia: i pavarur

-Pozitat: President i SHBA-ave (1789–1797), Delegat i Kongresit Kontinental (1774–1775)

- Uashington-i filloi të trashëgoj skllevër që kur ishte 11 vjeç.

zgjedhur në menyrë unanime dy herë President.

- Gjenerali Xhorxh Uashington e udhehoqi ushtrinë drejtë fitores gjatë luftës revolucionare. Përkundër përvojës së vogël praktike në menaxhimin e ushtrive të mëdha konvencionale, Uashingtoni u tregua një udhëheqës i aftë dhe strateg i forcave ushtarake amerikane gjatë Luftës Revolucionare. Ndërsa ai humbi më shumë beteja sesa i fitoi, Uashingtoni përdorte një strategji fituese që përfshinte fitoret në Betejën e Trenton-it në 1776 dhe Yorktoën në 1781.

-Deklarata e Pavarësisë, korrik 1776

Kongresi Kontinental kishte votuar për pavarësi më 2 korrik 1776. Dy ditë më vonë, më 4 korrik, një deklaratë që shpjegonte arsyet për pavarësi, kryesisht të shkruar nga Thomas Jefferson, ishte miratuar gjithashtu.

-Xhorxh Uashington-i filloi ta vë në dyshim skllavërinë gjatë luftës revolucionare. Kur hartoi testamentin e tij në moshën 67 vjeçare, ai përfshinte një dispozitë që do të lironte 123 skllevër të tij që i zotëronte. Deklarata e pavarësisë, 1776 thotë: "... që të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë ..."

-Në testamentin e tij, shkruar disa muaj para vdekjes së tij në dhjetor 1799, Xhorxh Uashington të gjitha skllevërve që zotëronte, pas vdekjes së Martha Uashington-it (shoqes së tij) tha: është vullneti im dhe dëshira që të gjitha skllevërit që unë kam, do të marrin lirinë e tyre.

-Shtetet e reja që iu bashkuan Unionit gjatë presidencës së Uashingtonit: North Carolina (1789), Rhode Island (1790), Vermont (1791), Kentucky (1792), Tennessee (1796).

-Në korrik 1790, Kongresi e aprovoi Aktin Resident që kryeqytet permanent i SHBA-ve të vendoset mbi brigjet e lumit Potomak (Uashington D.C. i ardhshëm)

-Inaugurimi i dytë i Presidentit Uashington që u mbajtë me 4 mars, 1793, zgjati më pak se dy minuta, ishte adresimi më i shkurtë që është mbajtë ndonjëherë.

-“Xhorxh Uashingtoni s'e ka pas dhe aq lehtë si president për një numër shkaqesh: S'e ka pasur lehtë se si të sillet si President, si të krijoj një stil presidenti, si të punoj presidenca në mënyrë institucionale, si të bëjë anketa të opinionit publik, para sondazheve, si të menaxhoj grindjet në kabinetin e tij.”

-Shtëpia e Bardhë: Dy të parat ishin në qytetin e Nju Jork-ut, e treta në Filadelfia. Së fundi, Uashingtoni vendosi të bëjë kompromis dhe të vendosi se ku do të jetë Shtëpia e Bardhë.

-Megjithëse Uashingtoni zgjodhi lokacionin dhe arkitektin e saj, ai ishte i vetmi president që kurrë nuk do të jetonte në Shtëpinë e Bardhë.

-Megjithate, në 100 ditët e para asnjë president nuk arriti më shumë në fillim të presidencës se sa Xhorxh Uashington.

-Sipas historianëve të presidentëve amerikan: "Është e qartë se Xhorxh Uashington meriton një kompliment të fortë për aftësinë e tij si president dhe si një politikan". Ai vazhdimisht rankohet në dy vendet e para si një ndër Presidentët më të suksesshëm amerikan.

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat