Dosja e prokurorisë, ja për çka dyshohet kushëriri i Adem Grabovcit i arrestuar për fajde

Aktuale

Dosja e prokurorisë, ja për çka dyshohet kushëriri i Adem Grabovcit i arrestuar për fajde

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 18:05
Astrit dhe Adem Grabovci

Në mesin e 17 personave që janë arrestuar të martën në Pejë në aksionin e madh ndaj fajdeve është edhe kushëriri i Adem Grabovcit, personazhit të Dosjes së Shefave.

Emrin e tij është Astrit Grabovci.

Gazeta ka siguruar dosjen e Prokurorisë sipas së cilës Astrit Grabovci dhe Valon Kastrati akuzohen për veprën penale “Fajde”.

Astrit Grabovci në bashkëkryerje me Valon Kastratin gjatë vitit 2019 në vazhdimësi kanë kontraktuar një shumë të madhe të parave nga një person me inicialet M.I, duke përfituar nga pasuria e tij dhe pa përvoja.

I akuzuari, Astrit Grabovci ka përvetësuar shumën prej 7 mijë eurosh  nga   i dëmtuari me inicialet M.I.

Ndërsa, Valon Kastrati ka marrë shumën prej 5 mijë eurosh nga M.I.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat