Stublla: Kosova duhet të suspendojë dialogun me Serbinë menjëherë, është humbje kohe

Aktuale

Stublla: Kosova duhet të suspendojë dialogun me Serbinë menjëherë, është humbje kohe

Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 16:19
Meliza Haradinaj-Stublla

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla ka thënë se se Kosova duhet të suspendojë dialogun me Serbinë .

Tutje shtojë se Serbia është i vetmi shtet që rreshtohet në krah me barbarinë e Putinit kundër Ukrainës demokratike, tek sa theksojë që sipas saj dialogu për paqe të qëndrueshme me një shtet që përkrahë luftën është humbje kohe.

“Serbia është shteti i vetëm me status kandidati të BE-së që rreshtohet në krah me barbarinë e Putinit kundër Ukrainës demokratike.
Kosova duhet të suspendojë dialogun me Serbinë menjëherë!

Dialogimi për paqe të qëndrueshme me një shtet që aktivisht përkrahë agresionin dhe luftën është humbje kohe”, ka shkruar ish-Diplomatja Stublla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat