Mehaj me kërkesë për qytetarët për kampanjën ‘Kosova në NATO’

Aktuale

Mehaj me kërkesë për qytetarët për kampanjën ‘Kosova në NATO’

Më: 1 mars 2022 Në ora: 12:33
Armend Mehaj

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka kërkuar nga bashkombasit që jetojnë në Evropë që të ftojnë miqt e tyre spanjoll, grek, rumun, sllovak e qipriot që ta dëgjojnë të vërtetën rreth Kosovës.

Ai ka këkuar poashtu që në profilet e rrjeteve sociale të vendosin thirrjet për anëtarësim të Kosovës në NATO dhe në BE.

Ju bëjë thirrje si bashkëqytetar, bashkëkombës dhe mik i juaj, Të ftoni, kudo që jeni dhe nga cilado pozitë që keni, miqtë tuaj spanjoll, grek, rumun, sllovak dhe qipriot, ta dëgjojnë të vërtetën e Kosovës dhe popullit tonë: – Republika e Kosovës dhe populli ynë, ndajnë vlera të përbashkëta euroatlantike të lirisë, të paqes dhe të demokracisë.

– Republika e Kosovës është partner i besueshëm, e këtë e kemi dëshmuar në vazhdimësi në secilin projekt të përbashkët në funksion të humanitetit, paqes, sigurisë, stabilitetit dhe demokracisë. – Republika e Kosovës, historikisht dhe kulturalisht, është pjesë e pandarë dhe e natyrshme e familjes evropiane. Të gjithë së bashku, në profilet tona të rrjeteve sociale të vendosim: #KosovoInNATO #KosovoInEU”, ka shkruar Mehaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat