A do të lejohet shkuarja e qytetarëve të Kosovës në luftën Ukrainë-Rusi? Kështu përgjigjët Kusari-Lila

Aktuale

A do të lejohet shkuarja e qytetarëve të Kosovës në luftën Ukrainë-Rusi? Kështu përgjigjët Kusari-Lila

Më: 2 mars 2022 Në ora: 00:50
Mimoza Kusari Lila

Ushtruesja e detyrës së shefes së GP të VV-së, Mimoza Kusari Lila, ka thënë se orët në vazhdim do të diskutohet edhe për mundësinë e lejimit të shkuarjes së kosovarëve në luftën e Ukrainës, por me disa kushte.

Kosova ka një ligj që ndalon shkuarjen e qytetarëve të saj në luftëra të huaja. Mirëpo, Kusari Lila thotë se rreshtimi i të gjithë spektrit perëndimorë në anën e Ukrainës ka bërë që të mendohet një përjashtim.

Ajo shton se kjo do të mendohet vetëm për ata qytetarë që nuk janë pjesë e FSK-së dhe dëshirojnë të inkuadrohen në luftë.

“Ne synojmë anëtarësimin në NATO dhe inkuadrimin në luftëra jashtë vendit. Tashmë njësi të specializuara britanike dhe amerikane janë atje. Kosova ka shpallur interesin të jetë pjesë e aksioneve të NATO-s. Për shkuarjen e njerëzve atje do ta diskutojmë brenda orëve të ardhshme, dmth na kanë mbetur edhe pak orë deri në mbajtjen e seancës në mënyrë që ….Normalisht kush ka interesim të inkuadrohet në luftë, përvec ushtarëve të FSK-së, që të shkojnë”, tha ajo.

Tutje ajo shtoi se Kosova ka shprehur gatishmëri të ndihmojë me menaxhimin e refugjatëve.  

“Kemi folur edhe dërgimin e njësiteve emergjente apo ato të traumes për ato vende ku ka shumë refugjatë. Edhe tek ato vende që nuk na kanë njohur si Rumania dhe Sllovakia e ku ka refugjatë. Kemi shfaqur gatishmërinë dhe vullnetin tonë në situatë të njëjtë të jemi edhe ne”, shtoi ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat