Quni: Është krijuar momentumi që Kosovë të bëhet pjesë e NATO-së

Aktuale

Quni: Është krijuar momentumi që Kosovë të bëhet pjesë e NATO-së

Më: 2 mars 2022 Në ora: 22:15
Anton Quni

Ish-ministri i Mbrojtjes dhe deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka thënë se është krijuar momentumi pas nisjes së luftës në Ukrainë që kërkesa e Kosovës për të qenë pjesë e NATO-së mund të trajtohet më me vëmendje.

“Unë besoj që në këtë situatën e re çdo komb dhe shtet po rishikon politikat e sigurisë. Jo vetëm veç e veç, por edhe brenda organizatave siç është NATO.

Ndoshta dëshira jonë që është shprehur kaherë dhe nuk ka pasur ndonjë gatishmëri për t’u trajtuar tani jemi në një ambient tjetër dhe jam më se i sigurt që kërkesa jonë do të ketë vëmendje më të veçantë pasi rreziku që është shfaqur në Ukrainë për shkak lidhshmërisë historike tradicionale dhe përkrahjeve reciproke që i kanë pasur Rusia dhe Serbia në situata të ndryshme, ai rrezik mund të bartet në Ballkan që është sensitiv për shkak të disa çështjeve të pa trajtuara me ndonjë epilog i cili do të garantonte paqen dhe sigurinë në rajon.

E kemi çështjen e Kosovës e cila do të duhej të dialogonte me Serbinë për epilogun përfundimtar që është njohja reciproke dhe e kemi çështjen e Bosnjës dhe Hercegovinës ku shumë e më shumë po ngritën zërat e nacionalistëve serbë për riformatizimin e këtij shteti”, ka thënë Quni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat