Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri Kurti në dy fjalimet e tij ka treguar moral.
Në debatin parlamentar lidhur me pabarazinë gjinore të grave në shoqëri, Haradinaj ka thënë se shefi i Qeverisë sot i ka mashtruar qytetarët.
Sipas Haradinajt, Kurti sot është dashur të tregojë se çfarë ka bërë për mësimdhënësit dhe për barazinë gjinore.
“Kryeministri sot na ka mashtru. Duhet me tregu se çka po bënë qeveria për mësimdhënësit. Për respekt është dashtë me thënë 5, 6 informata çka ka bërë për barazinë gjinore”, tha Haradinaj.