Konjufca pret në takim Komisionin për Çështjet Ligjore: Pa Shqipërinë nuk do të vinte as pavarësia e Kosovës

Aktuale

Konjufca pret në takim Komisionin për Çështjet Ligjore: Pa Shqipërinë nuk do të vinte as pavarësia e Kosovës

Më: 11 mars 2022 Në ora: 10:27
Foto nga takimi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.

Kryetari Konjufca, duke iu uruar mirëseardhje, ka thënë se po mos të ishte Shqipëria, Kosova nuk do ta kishte pavarësinë e saj.

“Çdo moment qysh nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, të jesh i Kosovës e i Shqipërisë ka qenë e njëjta gjë. Dhe kontributi na tregon që çdo hap që kemi bërë e kemi bërë së bashku. Po të mos ishte Shqipëria nuk do të vinte as  pavarësia e Kosovës.

Prandaj jemi që të krijojmë sa më shumë institucione të përbashkëta”, ka thënë Konjufca në këtë takim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat