Ahmeti reagon për mos-miratimin e Kodit të ri Civil

Aktuale

Ahmeti reagon për mos-miratimin e Kodit të ri Civil

Më: 16 mars 2022 Në ora: 21:34
Shpend Ahmeti

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pasi sot nuk u miratua Kodi i ri Civil, ku lejon martesat mes gjinisë së njëjtë.

Ahmeti përmes një shkrimi në Twitter tha se barazia nuk ka alternativë.

“Sot në leximin e parë deputetët është desht të votojnë për apo kundër Kodit Civil në parim. Detajet shtohen e hiqen në mes të leximeve. Qaq për thellësinë e diskutimeve në Kuvend.

Nga pesë libra diskutimi u shtrydh në një fjali. Edhe në atë fjali turpshëm”, shkroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat