Kryetari i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti thotë se presidentja Vjosa Osmani është e vemtja politikane që po e përfaqëson Kosovën me dinjitet, mençuri e retorikë ekselente.
Ai, përmes një postimi në facebook, thotë se, Osmani e ka dëshmuar këtë në shumë raste.
Sipas tij, ajka e kombit qëndron në mendjet dhe kurajon e grave shqiptare.
Postimi i plotë:
Presidentja e Kosovës, zonja Vjosa Osmani e vetmja politikane e cila po e përfaqëson Kosovën me dinjitet, mençuri dhe retorikë ekselente.
Në më shumë raste sidomos në përfaqësime ndërkombëtare ajo ka dëshmuar profesionalizëm, kurajo, integritet dhe koherencë mes deklarimeve dhe qëndrimeve, në krahasim me të tjerët.
Mesa duket ajka e kombit dhe Kosovës qëndron në mendjet dhe kurajon e grave shqiptare e Vjosa nuk bën përjashtim.
Tanimë është fakt se gratë tona shqiptare po na bëjnë të ndihemi krenarë me sukseset e tyre në shumë sfera si politikë, ķulturë dhe sport.
Dhe jo vetëm në Kosovë por në tërë botën.
Zoti i bekoftë gratë tona, Zoti i bekoftë Shqiptarët.