Presidenti i Kroacisë flet pas Samitit të NATO-s: Askush nuk e përmendi Kosovën

Aktuale

Presidenti i Kroacisë flet pas Samitit të NATO-s: Askush nuk e përmendi Kosovën

Më: 24 mars 2022 Në ora: 15:13
Zoran Milanoviq

Samiti i NATO-s po zhvillohet në Bruksel, në të cilin liderë nga 30 vendet anëtare të aleancës po diskutojnë pushtimin rus të Ukrainës.

Në samit po merr pjesë edhe presidenti kroat, Zoran Milanoviq.

Pas takimit, presidenti dha një deklaratë për gazetarët kroatë, dhe zbuloi se si “askush nuk e përmendi Kosovën, as Serbinë”,

“U përmend rajoni, Bosnja dhe Hercegovina si një vend që është gjoja e rrezikuar, por askush nuk përmendi Serbinë dhe Kosovën. Serbia pas pak ditësh ka zgjedhje dhe kam përshtypjen se është në krizë identiteti për një kohë të gjatë”, tha Milanoviq pas takimit.

Ai tha gjithashtu se në takimin e NATO-s folur për rrëzimin e një droni ushtarak në Zagreb rreth dy javë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat