Plaçkitja e bankës në Prishtinë, Bekë Berisha: Kam mendu që Xhelal Sfekla nuk ka lënë kund kriminel në Kosovë

Aktuale

Plaçkitja e bankës në Prishtinë, Bekë Berisha: Kam mendu që Xhelal Sfekla nuk ka lënë kund kriminel në Kosovë

Më: 1 prill 2022 Në ora: 12:02
Bekë Berisha

Kryetari i Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje, Bekë Berisha ka reaguar pas plaçkitjes së një banke në lagjen ‘Dardania’ në Prishtinë.

Gjatë raportimit të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës në këtë Komision, Berisha tha se ka mëndu që janë arrestuar gjithë kriminelët.

Më tutje ai përmendi edhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Pram është plaçkit një bankë. E pava videon. Unë kam mëndu që i kemi arrestuar krejt kriminelët, e s’keni lënë për farë. Atu doli që u arrestu,. Çka aty. Kom mendu që Xhelal Sfekla nuk ka lënë kund kriminel në Kosovë, por dul që e plaçkiten bankën”, tha ai.

Policia ka dhënë detaje për grabitjen në një bankë në Prishtinë, ku është thënë se tre persona e kanë kryer këtë grabitje.

Një grabitje e bankës BKT ka ndodhur në orët e mëngjesit në lagjen Dardania në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se grabitja e këtij filiali të bankës në lagjen “Dardania” të Prishtinës ka ndodhur rreth orës 08:40 të mëngjesit.

“Rreth orës 08:40 është raportuar për një grabitje të ndodhur në filialin e një banke në lagjen Dardania në Prishtinë”, ka thënë Ahmeti.

Siç bën të ditur Ahmeti, grabitja ka ndodhur nën kërcënimin e armës nga tre persona.

“Policia ka dalë në vendngjarje dhe nga informacionet e para dyshohet që grabitja është kryer nën kërcënimin e armëve nga tre persona të dyshuar. Aktualisht po vazhdon ndërmarrja e veprimeve të nevojshme policore me qëllim ndriçimin e rastit”, ka thënë në fund Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat