​ATK, mbi 177 milionë euro të hyra për tre muaj

Aktuale

​ATK, mbi 177 milionë euro të hyra për tre muaj

Më: 2 prill 2022 Në ora: 13:19
Foto ilustrim

Administrata Tatimore e Kosovës njoftoi se po vazhdon me trendin rritës të mbledhjes së të hyrave për tremujorin e parë të këtij viti. Sipas ATK, janë realizuar 177.7 milionë euro të hyra, të cilat në krahasim me planin tejkalohen pritshmëritë për 23.2 milionë euro apo 15.1% më shumë.

“Rritje konsiderueshme është shënuar edhe nëse krahasojmë me periudhën e njëjtë të vitit te kaluar, ku janë inkasuar te 42.9 milionë euro apo 31.9% më shumë”, thotë ATK. 

ATK thotë se ndikues në rritjen e këtij niveli të të hyrave janë shumë indikatorë, siç është rritja e kontrollit të brendshëm, trajtimi i borxheve sipas reformës, intensifikimi i aktiviteteve në teren, si dhe shtrirja e projekteve të cila kanë dhënë efektin e tyre në performancen e të hyrave tatimore.

“Po ashtu, bazuar në Planin Strategjik 2022-2026 i cili vë theksin në tri qëllime strategjike, për të siguruar që ATK mund të realizojë përmirësim të qëndrueshëm për mbledhjen e të hyrave, për përmbushjen e objektivave fiskale të Qeverisë, për modernizimin e ATK-së në sistemin e procedurave tatimore, si dhe shërbimeve për tatimpagueseve”, përfundon komunikata e ATK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat