Gjenerali Lama me libër kundër shpifjeve ndaj UÇK-së, bazën e kanë në Beograd

Aktuale

Gjenerali Lama me libër kundër shpifjeve ndaj UÇK-së, bazën e kanë në Beograd

Më: 11 prill 2022 Në ora: 11:06
Kudusi Lama

Libri “UÇK përballë shpifjeve”, është një analizë për të treguar se të gjithë ata që ngren probleme akuzash ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftës çlirimtare, e kanë të burimin në Beograd dhe nuk ka rëndësi se në cilën gjuhë e deklarojnë. Cilatdo gjuhë që deklarohen akuza ndaj UÇK-së burimin e kanë në Beograd. Pikërisht këtë jam përpjekur ta argumentoi me fakte dhe dokumente në këtë libër. Kështu ka thënë gjenerali Kudusi Lama në një intervistë për Kp.

Gjenerali i luftës së Kosovës, Kudusi Lama përmes librit të tij me titullin “UÇK përballë shpifjeve”, e cila është një analizë dokumentesh, i kundërvihet Gjykatës Speciale në Hagë dhe procesit gjyqësor që po zhvillohet kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa prokurorët e Dhomave të Specializuara në Hagë i quan prokurorë hitlerian.

Gjenerali i Ushtrisë̈ së Shqipërisë̈ për qarkun e veriut, në vitin 1999 në një intervistë tregon më shumë detaje rreth përmbajtjes së librit të tij.

Gjeneral Lama kërkon nga shteti i Kosovës që me çdo kapacitet që ka, t’u dal në mbrojtje llogores së parë që mbrojtjen tokën e Kosovës e që po mbahen të paraburgosur në Hagë, ndërsa avokatët e tyre porositë që të jenë të bashkuar karshi akuzave.

Lama: Akuzat ndaj Ushtrisë̈ Çlirimtare të Kosovës burimin e kanë në Beograd

“Libri ‘UÇK përballë shpifjeve’ është një analizë për të treguar se të gjitha ata që ngren probleme akuzash ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndaj luftës çlirimtare të Kosovës e kanë të gjithë burimin në Beograd, nuk ka rëndësi në cilën gjuhë e flasin apo e deklarojnë mendimin, opinionin apo akuzën e tyre qoftë në gjuhën shqipe, qoftë në gjuhën angleze, franceze, gjermane, cilat do gjuhë që deklarohen akuza ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës burimin e kanë në Beograd. Pikërisht këtë unë jam përpjekur ta argumentoj me fakte dhe dokumente në këtë libër”, theksoi gjenerali Lama.

Libri “UÇK përballë shpifjeve”, me theks të veçantë i kundërvihet raportit famëkeq të ish-senatorit dhe ish-prokurorit zviceran, Dick Marty, si dhe dokumenteve propagandistike të shtetit serb kundër luftës së UÇK-së, siç është libri “Engjëjt e zinj të skëterrës Kosovare – Dosjet sekrete”.

Lama: Me gjuhën që fleti libri “Engjëjt e zinj të skëterrës Kosovare – Dosjet sekrete” flet edhe raporti i Dick Marty

“Gjithçka lidhet me një libër që është botuar në Beograd në vitin 2004 që titullohet ‘Engjëjt e zinj të skëterrës Kosovës’ ku janë të evidencuar 156 emra prej atyre që ata i konsiderojnë engjëjt të zinj. Ashtu sikurse janë evidentuar të gjitha zonat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës edhe të gjithë komandantët si krerë klanesh mafioze, si krerë terrorizmi. Dhe pikërisht me këtë gjuhë që ka folur ky libër flet mjaftë edhe në Prishtinë edhe në Tiranë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kundër luftës me akuza nga më monstruoze, flasin edhe në raportin që ka paraqitur në Këshillin e Evropës Dick Marty që për fatin e keq është një kopje gati origjinale e librit ‘Engjëjt e zinj të skëterrës Kosovë‘, dhe prej këtu konkluzioni është i thjesht për t’u nxjerr që burimi ishte në Beograd e shkruajtën serbët apo e shkruajti Dick Marty pak rëndësi ka e përkthyen serbët në anglisht, apo e përktheu Dick Marty pak rëndësi ka e rëndësishme që ai raport u paraqit në Këshillin e Evropës dhe Këshilli i Evropës mori mendtë e Beogradit a në panjohuri a në padijeni a me dëshirë a me trysni a për t’i bërë qejfin Serbisë ata e dinë vetë unë nuk mund të paragjykoj, por që Këshilli i Evropës bëri një gabim fatal në përpjeke për të minuar historinë kombëtare shqiptare për mua bëri një gabim të pafalshëm dhe jam i sigurt se një ditë Evropa për këtë gabim që ka bërë do të kërkoj falje”, theksoi gjeneral Lama.

Duke folur për procesin gjyqësor në Hagë kundër ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, Lama shprehet se Prokuroria Speciale po merr në pyetje si dëshmitarë, luftëtarë të UÇK-së sikur në kohën e UDB-së.

Sipas tij, Prokuroria ka rënë në nivelin e një Prokurorie fashiste e hitleriane.

Lama: Prokuroria Special po merr në pyetje luftëtarë sikur në bisedat informative të UDB-së

“Jo vetëm prej këtyre por ata po vazhdojnë të marrin informacion nga Beogradi, ajo Prokurori po fuqizohet me informacion nga Beogradi, po krijon dosje pas dosjesh me informacion nga Beogradi, po merr në pyetje luftëtar e njerëz nga më të ndryshmit duke i marr sikurse në bisedat informative të UDB-së njëherë moti thjesht pale mos gabon diku që të thotë diçka që të nxjerr diçka që kam qejf unë që ta komentoj si dua unë. Domethënë Prokuroria ka rënë në nivelin e një Prokurorie fashiste, naziste, hitleriane absolutisht asnjë lloj ndryshimi nuk kanë këta lloj prokurorësh nga prokurorët e Hitlerit para dhe gjatë luftës së dytë botërore”, theksoi ai.

Autori i librit “UÇK përballë shpifjeve”, thotë se prokurorët e Dhomavë të Specializuara në Hagë nga ky gjykim ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po marrin paga të majme.

Lama: Prokurorët po marrin rroga të majme, Gjykata Speciale gjykata më antishqiptare

“(Prokuroria Speciale) Nuk e di se a kanë rënë pre apo kanë dëshiruar, por tani që janë në detyra ata nuk e lëshojnë pengun e tyre për 20 vite sepse marrin para të majme, marrin rroga të mëdha, kanë shpërblime të jashtëzakonshme që as presidenti i Amerikës nuk mund ta shoh në ëndërr ato para që marrin ata njerëz atje, dhe të gjitha ato para janë para të Kosovës, sepse ajo quhet gjykatë e Kosovës por është gjykata më antishqiptare, më anti-Kosovë që është ndërtuar ndonjë qoftë edhe nga armiqtë̈ më të egër të Kosovës e të kombit shqiptar në tërësi”, u shpreh Lama.

Gjenerali i luftës në Kosovë, Kudusi Lama duke besuar fuqishëm në pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë, thotë se ndoshta gjithë procesi gjyqësor mund të zgjasim edhe deri në 15 vite.

Lama: Në Hagë janë llogorja e parë për mbrojtjen e kombit, por ata do të kthehen faqebardhë

“Ata djem që janë atje janë luftëtar të kombi të tyre dhe ata janë në luftë, realisht sot llogorja e parë për mbrojtjen e kombit është në Hagë dhe në llogoren e parë iu takon fatit ata djem që janë atje. Dhe unë jam i bindur se ata do ta kryejnë detyrën e tyre të luftëtarit shumë mirë, ata nuk i kanë borxh askujt, nuk i kanë askujt borxh ata janë thjesht të marr peng të mbyllur atje brenda dhe tani gjithsecili mund të bëjë se si i do qejfi dhe si të duan sepse derën ua kanë mbyllur me çelës nga jashtë..Ata nuk kanë asnjë të drejtë të na i trajtojnë djemtë në atë mënyrë se si na i trajtojnë. A do të na i mbajnë do të na i mbajnë, do të na i lodhin do të na i maltretojnë sepse kanë shumë dëshirë që t’i dënojnë por që unë jam krejt i sigurt e ata do të vinë kryelartë dhe faqebardhë në Kosovë dhe përpara kombi shqiptar pavarësisht se ndoshta të lodhur, pavarësisht se ndoshta edhe shumë të plakur....15’48 jam i sigurt që do të kthehen të pafajshëm por do të kthehen shumë të lodhur sepse ata rrugët e mëdha nuk i lëshojnë do t’i mbajnë bajagi gjatë...ndoshta edhe 15 vite të pafajshëm por i mbajnë sepse ata i shohin interesat e veta”, deklaroi gjenerali Lama.

Gjenerali Lama shprehet se institucionet e Kosovës nuk po bëjnë veprime serioze karshi fushatës së Serbisë, e cila po mundohet që vetën ta paraqes si viktimë e luftës në Kosovë.

Lama: Institucionet nuk po bëjnë veprime serioze karshi fushatës serbe se kinse shqiptarët kanë kryer gjenocid ndaj serbëve

“Në Beograd është botuar një libër ‘Gjenocidi shqiptar kundër serbëve’ që është përkthyer në të gjitha gjuhët e botë dhe po qarkullon sot me të madhe në gjithë botën dhe po bëhet një fushatë e jashtëzakonshme që ne paskemi bërë një krim monstruoz gjenocidal kundër serbëve. Ata na kanë vrarë ata kanë ardhur në tokën tonë na kanë vrarë burrat, gratë, na kanë vrarë fëmijët, na kanë përdhunuar kanë shkuar ne jemi ata që kemi kryer gjenocid dhe ai libër sot po shpërndahet me të madhe në të gjithë botën në të gjitha gjuhës, e sponsorizon shteti. Këtu ne jemi deficitar sepse institucionalisht nuk por ndërmerret asnjë veprim serioz jo thjesht për tu hedhur fjalë politike, por veprim serioz që edhe ne të përgjigjemi me të njëjtën veprim që bëjnë serbët në marrëdhënie me njerëzit tanë. Ata njerëz që janë atje janë jo vetëm përballë akuzave të këtij raport, janë jo vetëm përballë akuzave të Beogradit që i prodhon të gjitha, por tani edhe përballë fabrikimit të akuzave nga më të ndryshmeve deri tek drejtimi i gjenocidit anti-serb”, theksoi Lama.

Doktori i shkencave ushtarake, Kudusi Lama kërkon nga avokatët që mbrojnë ish-krerët politik në Kosovë që të mos copëtohen sepse copëtimi i tyre do të ishte në favor të Prokurorisë Speciale.

Lama: Mbrojtja në Hagë të mos copëtohet, copëtimi i mbrojtjes është në favor të Prokurorisë

“Kam një apel për mbrojtjen në Hagë të mos e copëtojnë̈ mbrojtjen sepse copëtimi i mbrojtjes së djemve që janë në Hagë dhe që kanë të njëjtën aktakuzë është në favor të Prokurorisë për këtë jam i bindur. Nëse ata janë me një zë të gjithë avokatët e djemve bashkë që të vërtetojnë pavlefshmërinë e asaj aktakuze që është e njëjtë për të gjithë atëherë do të ishte diçka me shumë rendiment dhe rezultati do ishte shumë më i shpejt dhe shumë më i dukshëm dhe më i madh”, u shpreh Lama në një intervistë.

Ish-komandanti i divizionit të këmbësorisë në Kukës kërkon nga institucionet kosovare ta intensifikojnë punën për ta zbardhur në mënyrë̈ institucionale gjenocidin e Serbisë̈ ndaj shqiptarëve në Kosovë gjatë luftës së vitit 1999.

Ndërsa, po ashtu i bënë thirrje shtetit të Kosovës që çdo kapacitet që ka ta vë në dispozion për të mbrojtur ish krerët e UÇK-së që me shumë se një vit janë të paraburgosur në Hagë.

Lama: Kosova t’i vë në dispozicion të gjitha kapacitetet për të mbrojtur luftëtarët në Hagë

“Mundësitë e shtetit për të mbrojtur ata që janë në Hagë mendoj se janë të kufizuara, nuk janë mundësi universale që të kthehen në të gjitha anët. Sidoqoftë unë do të apeloja që shteti të vërë të gjitha forcat, të gjitha mundësitë dhe të gjitha kapacitetet që ka që të mbroj ato të drejta që neve po na nëpërkëmben realisht në Hagë. Dhe nëse na nëpërkëmben të drejtat tona nëpërmjet atyre që janë zgjedhur si emra të cilët nuk janë zgjedhur vërtetë lidhet me personin e tyre por janë zgjedhur se ishin krerët e Kosovës, janë atje një president dy kryeparlamentar dhe një kryetar i grupit parlamentar siç është Rexhep Selimi janë katër personalitete politike kryesore të Kosovës....14’03Kjo është diçka krejt e organizuar për të minuar edhe politikën aktuale në Kosovë, për t’i vënë mina e ferra nën rrota si thonë edhe për ta penguar për të mos e lënë të bëjë atë që duhet bërë për interesat e vendit të vetë me qëllim për të përkëdhelur Serbinë̈”, deklaroi ushtaraku nga Shqipëria.

Ushtaraku shqiptar e mbështet premtimin e kryeministri të Kosovës, Albin Kurti për të ngritur padi ndaj Serbisë për gjenocid të kryer ndaj popullit shqiptar.

Gjenerali, Kudusi Lama ka marrë pjesë aktive në gjithë dinamikën e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke dhënë kontribute të konsiderueshme. Ai është edhe veteranë i luftës së UÇK-së. Botues i librit “ UÇK përballë shpifjeve”, është Olymp, ndërsa është mbështetur financiarisht nga shtypshkronja “Era”.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar janë themeluar përmes një vendimi të Kuvendit të Kosovës në gusht të vitit 2015 dhe mision kanë hetimin e krimeve të pretenduara të ish-pjesëtarëve të UÇK-së, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë, nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Pretendimet për këto krime të supozuara janë përmendur për herë të parë në një raport të Këshillit të Evropës, në vitin 2011, autor i të cilit është ish-senatori zviceran, Dick Marty.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat