Snajperisti serb tentoi vrasjen e Hashim Thaçit, Naim Miftari i reagon Bashkim Smakajt

Aktuale

Snajperisti serb tentoi vrasjen e Hashim Thaçit, Naim Miftari i reagon Bashkim Smakajt

Nga: N. Sh. Më: 12 prill 2022 Në ora: 09:40
Hashim Thaçi

Ish-shefi i AKI-së, Bashkim Smakaj, ka thënë se shërbimet e intelegjencës së Kosovës e kanë parandaluar një atentat ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, më 2014 në ndeshjen e parë të kombëtares së Kosovës.

“Institucionet e sigurisë kanë qenë shumë të përgatitura për këto lojëra në territorin e Kosovës. Ju kujtohet në vitin 2009 ndalimi i agjentëve të BIA-s. Më 2014 kur është bërë ndeshja e parë e Kosovës kemi parandaluar një sulm që ishte nisur nga shërbimi sekret serb ndaj titullarëve tonë që të prishej ajo atmosferë festive”, tha ai.

“Me metoda të tilla. Metodologji e njëjtë që të kryhej atentat ndaj titullarëve tonë në ndeshjen e kombëtares së Kosovës. Ishte punësuar një snajper nga forcat elitare serbe dhe i cili pastaj, në bashkëpunim me shërbimet partnere, nuk e kishte mohuar shërbimi serb që ishte planifikuar diçka e tillë. Me partnerët tonë kishim dërguar mesazh në Serbi që të ndalohej kjo dhe të arrestohej ai. Ai ishte arrestuar”, tregon ai.

“Ishte snajper me përvojë në Bosnjë, Kroaci”, përfundoi Smakaj.

Pas kësaj deklarate, ka reaguar ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Miftari thotë se kjo është rren e kulluar, nga Smaka për të cilin shkruan se dikur ishte i implikuar në korrupsion sa ishte në Policinë e Kosovës.

“Filma të Otpisanit, e me Mig_29 e Tenka M 84 a e kanë sulmu najherë Thaçin në shtepinë e tij milionëshe në Qagllavicë ku banon se larg e kanë pas, një rren e kulluar e ish-drejtorit të AKI-s  përdryshe kishte shtëpinë me bazent dikur dhe i mplikuar në korrupsion sa ishte në Policinë e Kosovës përndryshe kukull i Hashim Thaçit”, shkruan Naim Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat