Kastrati: Nagavci duhet të shkarkohet ose dorëhiqet, me veprimin e saj nxënësit në Kamenicë do t’i humbin dy vjet

Aktuale

Kastrati: Nagavci duhet të shkarkohet ose dorëhiqet, me veprimin e saj nxënësit në Kamenicë do t’i humbin dy vjet

Më: 12 prill 2022 Në ora: 12:16
Qëndron Kastrati

Ish-kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati i ka shkuar te dera ministres së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci pasi kjo e fundit e shkeli Kushtetutën duke ia anuluar reformën në arsim në komunën e Kamenicës.

Ndonëse trokiti disa minuta në zyrën e ministres Nagavci, por që s’i doli kush jashtë.

Kastrati tha se qëllimi i kësaj vizite është se i kanë sjellë letërdorëheqjen ministres Nagavci.

Ne kemi përgatitur letër dorëheqjen ministres Nagavci, ja kemi bërë gati e kemi kryer edhe këtë punë. Me 8 prill bashkë në ditën e Kushtetutës së Kosovës, Kushtetuesja ka konstatuar se zonja Nagavci i ka shkel tri prej dokumenteve ma kryesore në demokracinë në Kosovë. E para e ka shkel Kushtetutën, e dyta kartën evropiane për Qeverisje lokale, dhe e treta e ka shkel ligjin për vetëqeverisje lokale”, tha Kastrati.

“Zonja Nagavci duhet me u shkarku ose duhet me dhënë dorëheqje, sepse ajo duke e keqpërdorur pozitën e vet ka tejkaluar kompetencat dhe e ka dëmtuar dikë tjetër. Me veprimin e zonjës Nagavci nxënësit në Kamenicë kanë me i humb dy vjet”, tha tutje Kastrati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat