Vjen lajmi i shumëpritur, bien çmimet e derivateve në Kosovë

Aktuale

Vjen lajmi i shumëpritur, bien çmimet e derivateve në Kosovë

Më: 13 prill 2022 Në ora: 18:31
Ilustrim

Çmimet e naftës dhe derivateve në Kosovë, në muajin e fundit kishin arritur  në nivelin më të lartë që nga paslufta.

Megjithëse ende vazhdojnë të jenë çmimet, sot qytetari i Kosovës për një litër naftë paguan mbi 1.50 euro.

Fadil Berjani nga Shoqata e Naftëtarëve deklaroi se aktualisht ka një rënie të lehtë të çmimeve.

“Një litër naftë sot ka kushtuar 1.55 euro, ndërsa benzina ka kushtuar 1.38 euro.”, ka deklaruar Berjani.

Sipas tij, këto çmime nuk mund të specifikohen se a do të bien në ditët në vijim.

“Për çmimet aktuale në vendin tonë nuk mund të themi se do të bien apo do të ngriten, sepse krejt kjo varet nga Berzha ndërkombëtare. Vlen të themi se këto çmime janë më të ulëtat në rajon. Aktualisht kemi një rënie të lehtë të këtyre çmimeve”, tha Berjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat