Seancat po dështojnë pa kuorum, por në lista gjithmonë janë mbi 100 deputetë të nënshkruar

Aktuale

Seancat po dështojnë pa kuorum, por në lista gjithmonë janë mbi 100 deputetë të nënshkruar

Më: 15 prill 2022 Në ora: 00:32
Kuvendi i Kosovës

Shpeshherë seancat e Kuvendit të Kosovës dështojnë për shkak të mungesës së kuorumit.

Agnesa Haxhiu, nga KDI e cila monitoron punën e legjislativit në Kosovë.

Haxhiu tha  se zakonisht në fillim të seancave në lista janë të nënshkruar mbi 100 deputetë.

Ajo theksoi se përfaqësuesit e votës popullore nuk qëndrojnë deri në fund në seanca.

“Zakonisht në listat e pjesëmarrjes për secilën seancë nga Administrata e Kuvendit, figuron një numër goxha i madh i deputetëve që nënshkruhen aty. Gjithmonë janë mbi 100 të nënshkruar”.

“Mirëpo zakonisht ato seanca dështojnë për shkak të mungesës së kuorumit sepse deri në fund shkon duke u reduktuar numri i deputetëve në seanca. Deputetët ndonëse vijnë në fillim nuk qëndrojnë gjatë gjithë kohës në seanca”.

Disa herë me radhë kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, ua kishte tërhequr vërejtjen deputetëve.

Madje në seancën e së enjtes ai iu dha ultimatum deputetëve që të ktheheshin.

Konjufca e ndërpreu seancën për shkak të mungesës së kuorumit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat