Vjen propozimi interesant për Kurtin: Mbledhjet e qeverisë tē mbahen në veri të vendit

Aktuale

Vjen propozimi interesant për Kurtin: Mbledhjet e qeverisë tē mbahen në veri të vendit

Më: 15 prill 2022 Në ora: 18:11
Albin Kurti

Fatmir Sheholli, drejtor i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, pas rastit të sotëm ku Policia e Kosovës në veri u sulmua me granata dore e A47, i ka propozuar kryeministrit Albin Kurti që t’i mbajë mbledhjet në veri të vendit.

“Kisha pasë një rekomandim për kryeministrin Kurti, por edhe për institucionet e Kosovës, meqë ne po ballafaqohemi me çështje të tilla dhe ata janë banorët të Kosovës, sepse banorët serbë me siguri janë të frikësuar. Kishte me qenë e udhës që Kurti në të ardhmen t’i mbajë në mënyrë simbolike mbledhjet e e qeverisë në veri të vendit. Atje si në veri, si në Leposaviq, për arsye se ky rekomandim që presidentja dhe kryeministri të shkojnë nëpër komuna, po e shoh që veq presidentja ka fillu me shku atje”.

“Fati është që askush nuk ka pësuar nga ky rast, por që policët janë gjuajtur me armë dhe granatë që i vrasin këtu dilemë nuk ka. Prandaj, kjo është për t’i dënuar në mënyrën më të ashpër”.

Sheholli në një intervistë në Info Magazine në Klan Kosova, ka thënë që nuk ka pasë kurrfarë distancimi të Serbisë nga ky rast.

“Asnjë deklaratë publike nga Serbia  që ka të bëjë me këtë rast nuk ka pasë. Ky nuk është rasti i parë që na ndodhin gjëra të tilla në veri të Kosovës. Vendi ku ka ndodhë dhe këto pozicionet që po i përmend edhe ministri dhe drejtori i Policisë janë përdorur vazhdimisht për kontrabrandë më herët, ka pasë vetura të shumta që kanë depërtuar përmes atyre rrugëve, por ato rrugë janë mbyllur. Për mua është indikative kjo që nëse njerëzit e nëntokës kishin dashtë me reagu, e kishin bërë menjëherë në momentin kur janë mbyllur, sepse moti policia i ka mbyllur këto rrugë”.

Tutje Sheholli tha që duhet të shohim se a është vetë shteti i Serbisë i kyçur prapa kësaj çështje.

“Këta janë kriminelë që e kanë bërë këtë akt, por duhet të jemi të kujdesshëm të shohim a është vetë shteti i Serbisë i kyçur prapa kësaj çështje. Sepse ky mosdistancim nga ky akt prej mëngjesit është indikative, përndryshe ne e dimë si reagojnë Vuçiqi dhe Bërnabiq e të tjerët në raste të caktuara”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat