Vrasja në Zllakuqan të Klinës, arrestohen tre persona

Aktuale

Vrasja në Zllakuqan të Klinës, arrestohen tre persona

Më: 15 prill 2022 Në ora: 20:13
Foto ilustrim

Një person është vrarë rreth një orë më parë në Zllakuqan të Klinës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai tha se lidhur me rastin janë arrestuar 3 të dyshuar, ndërsa vdekja e viktimës është konfirmuar nga mjeku kujdestar në Spitalin e Pejës,

“18:20 policia është njoftuar se në fshatin Zllakuqan një person është plagosur. Viktima me autoambulancë është dërguar për në spitalin e Pejës. Mjeku kujdestar e ka konfirmu vdekjen e viktimës. Policia menjëherë ka arrit që t’i arrestojë 3 persona që dyshohet se janë të involvuar për rastin”, ka thënë Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat