Ky është personi që mbeti i vrarë sot në Zllakuqan

Aktuale

Ky është personi që mbeti i vrarë sot në Zllakuqan

Më: 15 prill 2022 Në ora: 20:51
Mark Ademaj

Sot në fshatin Zllakuqan të komunës së Klinës është vrarë një person.

Ngjarja e rëndë, që ka tronditur fshatin e Klinës, është konfirmuar  edhe nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësi për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka dhënë disa informacione për këtë krim.

Sipas Gashit, të shtënat kanë ndodhur sot rreth orës 18:20 dhe vdekja e viktimës është konfirmuar nga mjeku kujdestar në Spitalin e Pejës.

Mediat lokale në Klinë, kanë raportuar edhe për identitetin e viktimës.

Vktimë e kësaj ngjarjeje ka mbetur personi me emrin Mark Ademaj.

Bashkangjitur me informacionin, është publikuar edhe fotografia e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat