Policia e Kosovës nën sulmet serbe në veri/ “Serbia po luan lojën ruse, duhet të ndalet sa nuk është vonë”!

Aktuale

Policia e Kosovës nën sulmet serbe në veri/ “Serbia po luan lojën ruse, duhet të ndalet sa nuk është vonë”!

Nga: N. Sh. Më: 16 prill 2022 Në ora: 11:22
Policia e Kosovës

Për të dytën ditë radhazi Policia e Kosovës po sulmohet në veri.

Për këto sulme të vazhdueshme ka reaguar analisti politik Gazmir Raci, i cili thotë se vendosja e Policisë së Kosovës atje është si rezultat i dialogut të Brukselit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai përmes një reagimi shkruan se, sulmet e vazhdueshem të Serbisë ndaj Policisë janë përpjekje për minimin e paqes dhe sigurisë në Ballkan.

Raci thotë se Serbia po luan lojën ruse dhe duhet të ndalet sa nuk është vonë.

Tutje ai shprehet se institucionet e sigurisë duhet të fuqizohen vazhdimisht në veri.

“Vendosja e Policisë së Kosovës në veri është rezultat i dialogut të Brukselit. Sulmet e vazhdueshme të Serbisë ndaj tyre janë përpjekje për minimin e paqes dhe sigurisë në Ballkan. Serbia po e luan lojën ruse prandaj duhet të ndalet sa nuk është vonë.

Institucionet e sigurisë dhe sundimit të ligjit edhe në veri duhet të fuqizohen vazhdimisht”, shkruan Raci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat