Masakra në Poklek dhe Çikatovë, kryeministri Kurti: Këto krime të Serbisë nuk mund të harrohen

Aktuale

Masakra në Poklek dhe Çikatovë, kryeministri Kurti: Këto krime të Serbisë nuk mund të harrohen

Më: 17 prill 2022 Në ora: 13:05
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në 23 vjetorin e saj e ka përkujtuar masakrën e Poklekut të Vjetër dhe Çikatovës  së Vjetër së Drenasit.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se akoma janë të njoma janë plagët nga gjenocidi i Serbisë.

“23 vjet më parë forcat policore, ushtarake e paraushtarake serbe, vranë dhe masakruan 77 shqiptarë civilë të paarmatosur. Midis tyre pesë foshnja, nga gjashtë muaj e deri në dy vjeç. Për shtetin serb që po zbatonte planin e gjenocidit ndaj shqiptarëve nuk kishte rëndësi mosha”.

“Pasi i vranë, trupat e viktimave të Masakrës së Poklekut i dogjën bashkë me shtëpitë. Disa i dogjën dy herë e disa i hodhën në puse. Ndërsa trupat e viktimave të Masakrës së Çikatovës i dërguan në varrezën masive në Rudnicë të Rashkës në Serbi. Ishin përpjekje të forcave të armatosura serbe për të zhdukur gjurmët e krimit të Serbisë në Kosovë”.

“Por këto krime nuk mund të zhduken. E as të harrohen. Mbeten dëshmi radhët e varreve dhe dhimbja në shpirtra. U prehshin në paqe dëshmorët dhe martirët e kombit!”,ka thënë Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat