Shqiptari nga Mali i Zi që jeton dhe vepron në Kosovë i reagon ashpër Milazim Krasniqit

Aktuale

Shqiptari nga Mali i Zi që jeton dhe vepron në Kosovë i reagon ashpër Milazim Krasniqit

Nga: M.L. Më: 25 prill 2022 Në ora: 17:42
Jusuf Ulaj

Një deklaratë e profesorit universitar Milazim Krasniqi lidhur me shqiptarët e Malit të Zi ka nxitur reagime të ashpra. Krasniqi në një postim në Facebook ka shkruar se pas rastit të ambasadorit Martin Berishaj, në pako me 8 mijë hektarët e tokës shqiptare, Malit të Zi t`i kthehen edhe kuadrot shqiptare me prejardhje nga atje, që nga qeveria, Akademia e diplomacia.

Disa miq më kanë kritikuar pse nuk jam shprehur për rastin e Martin Berishajt. Në fillim u mbrojta, duke u thënë se e kam të njohur të vjetër e po pres zhvillimet. Ama tash e kam një ide më të mirë: në paketë me qata 8000 hektarë tokë që thonë se i janë falë Malit të Zi, ka qenë mirë me ia pasë kthyer edhe kuadrot shqiptare me prejardhje nga Mali i Zi, që nga qeveria, Akademia e diplomacia.

Ata që thonë se kjo kërkesë është përçarje kombëtare, vec han m.t, sepse nuk është.

Shqiptarët e Malit të Zi gëzojnë respektin tonë të plotë, si të gjithë shqiptarët e tjerë. Ndërsa kuadrot prej atjehit, veç shamatë e dëm kanë sjellë e po sjellin. Si me e pasë kauzë shamatën e dëmin.

“Qofsha i gabuar!”, po nuk jam!”, ka shkruar profesori.

E ndaj këtij shkrimi ka reaguar intelektuali dhe neuropsikiatri me prejardhje nga Mali i Zi, Jusuf Ulaj.

Ulaj e ka quajtur fashist qëndrimin e Krasniqit.

“Qëndrim fashist që nuk guxon të kalon pa reflektim intelektual. Kah po ecim ne shqiptarët, kur profesori me një CV “të pasur” ka kësi lloj propozimi?

P. S.

Sipas këtij racisti, edhe unë duhet të kthehem në vendlindje dhe angazhimet e mija të shumta me ia lënë amanet prof. Milazimit!”, ka shkruar Ulaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat