Rritet sërish numri i rasteve me koronavirus, MSH thirrje për qytetarët e Kosovës

Aktuale

Rritet sërish numri i rasteve me koronavirus, MSH thirrje për qytetarët e Kosovës

Më: 26 prill 2022 Në ora: 10:16
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se përkundër faktit që në Kosovë kemi numër të vogël të rasteve me Covid-19 dhe tashmë disa javë nuk ka viktima nga ky virus, në botë sërish janë regjistruar rritje të rasteve me koronavirus.

MSH u bën thirrje qytetarë që të vaksinohen me dozën e parë ata që ende se kanë bërë këtë, kurse të tjerët me dozën e dytë dhe dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19.

“Kosova shënon këtyre ditëve numër të vogël të rasteve të reja të COVID-19 dhe për më tepër, prej disa javësh, fatmirësisht, nuk ka as raste të vdekjeve nga kjo sëmundje.

Por, në vende të ndryshme të botës, këtyre ditëve sërish janë regjistruar raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia COVID-19 nuk ka mbaruar.

Me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që vaksinohen, me dozën e parë ata që ende se kanë bërë këtë, kurse të tjerët me dozën e dytë dhe dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19”
, thuhet në njoftimin e MSH-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat