Isa Xhemajlaj publikon listën e kriminelëve serbë, mund të jenë pjesëmarrës në masakrën e Poklekut dhe Çikatovës

Aktuale

Isa Xhemajlaj publikon listën e kriminelëve serbë, mund të jenë pjesëmarrës në masakrën e Poklekut dhe Çikatovës

Nga: N. Sh. Më: 27 prill 2022 Në ora: 23:36
Isa Xhemajlaj

Isa Xhemajlaj, ish-zëvendësminsitëri i Mbrojtjes, ka publikaur listën e kriminelëve serbë që mund të jenë pjesëmarrës në masakrën e Poklekut dhe Çikatovës.

Xhemajlaj thotë se, kjo është lista e rojës serbe në Drenas.

Sipas tij, këtë e ka gjetë me 14 qershro 1999, dhe ka emrat e ndërrimit të rojës të datës 12 prill 1999.

Këtë listë ai e ka gjetë në objektin e Policisë.

Postimi i plotë:

Image
Lista e kriminelëve serbë

Me rastin e Ditës së të zhdukurve po e publikoj këtë regjistër të rojës serbe në Gllogovc.

Këtu janë emrat e një pjese të paramilitarëve Serbë që mund të jenë të përfshirë në masakrën e Poklekut dhe Çikatovës.

Kjo është lista e rojës sē paramilitarëve Serbë që e kam gjetë me 14 Qershor 1999, kur me disa  pjesëtarë të UÇK-së kemi hyrë në Gllogovc, ndërsa forcat Serbe ende ishin rreth 500 metra larg neve.

Kjo listë me këta emra të ndërrimit të rojës të datës 12 Prill 1999 është gjetë në objektin e Policisë dhe mund t’i shërbejë kujtëdo që mirret me zbardhjen e krimeve serbe.

Këta janë emrat e paramilitarëve që mund të dërgojnë në identifikimin e kriminelëve që ato ditë Prilli kryen masakra në Poklek dhe Çikatovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat