Ministri Peci: Të arrestuarit për rastin me subvencione marrin ende pagë nga shteti, këtë ua lejon ligji

Aktuale

Ministri Peci: Të arrestuarit për rastin me subvencione marrin ende pagë nga shteti, këtë ua lejon ligji

Më: 28 prill 2022 Në ora: 00:09
Faton Peci

I pyetur se a marrin ata zyrtarë ende pagë nga buxheti i Kosovës, ministri i Bujqësisë, Faton Peci tha se disa prej tyre janë tashmë të suspenduar, por që sipas tij, ligjërisht atyre iu takon 50% e pagës.

“Ne nuk mundemi të bëjmë shkelje ligjore mbi bazën prezumimi i pafajësisë është kategori kushtetuese ku parashikohet që në proces ku nuk jipen “ rrethana objektive”  atyre iu takon 50% e pagës”, tha Peci.

Ai tha se vitin e kaluar kishte insistuar të shpallej dhe të implementohej programi për subvencione ose pagesa direkte.

Sipas Pecit përkundër faktit që nuk ka pasur asnjë mundësi dhe rrethanë objektive që të realizoheshin këto shpallje për shkak të vonesave, ai tha se me punë dhe shumë angazhim kanë arritur që të ekzekutojnë 97% të gjithë nevojës në Ministrinë e Financave.

“Më kujtohet shumë mirë një drejtor ka hyrë në kabinetin tim dhe më ka thënë: Ministër kjo që ti po e synon është e pa mundur dhe ki me dështu shumë keq, për shkak se nuk mundet me u implementu programi 30 mijë aplikime, vlerësime administrative, kontrolla në terren, ekzekutim të mjeteve, deri tek thesari. Por ne e kemi  arritë por se si e kemi arritë e dimë vetem ne pra me një angazhim çdo ditë përtej orarit të punës derisa kemi arritë në javën e fundit të ekzekutimit të pagesave dhe i kemi ekzekutu diku 97% të krejt nevojës në Ministrinë e Financave”, shtoi Peci. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat