Vdes ish-ushtari i UÇK-së i njohur si Albani

Aktuale

Vdes ish-ushtari i UÇK-së i njohur si Albani

Më: 28 prill 2022 Në ora: 19:50
Skender Bytyqi

Zenun Elezaj, kryetari i komunës së Klinës ka njoftuar se ka vdekur ish-ushtari i UÇK-së, Skender Bytyqi, i cili njihej me nofkën “Albani”.

Elezaj në një postim në Facebook u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqve të të ndjerit.

“Me pikëllim të thellë sot mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Skender Bytyqit nga fshati Zajm, i njohur me nofkën Albani. Në emrin tim personal dhe të punonjësve të komunës së Klinës, familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur Skenderin, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe. Skenderi do të mbahet mend për atdhedashurinë e tij, kontributin e madh në luftë, korrektësinë dhe sinqeritetin. U prehtë në paqe!”, shkruan Elezaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat