Shau në Kuvend deputetët e Vetëvendosjes, kjo është pasuria milionëshe e Abelard Tahirit

Aktuale

Shau në Kuvend deputetët e Vetëvendosjes, kjo është pasuria milionëshe e Abelard Tahirit

Nga: H.O. Më: 29 prill 2022 Në ora: 08:31
Abelard Tahiri

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Abelard Tahiri gjatë seancës së djeshme të Kuvendit të Kosovës ka sharë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, për ҫka është kritikuar shumë dhe më pas kërkoi falje.

Duke qenë si deputet, Tahiri ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Ai ka deklaruar se pasuria e paluajtshme se posedon dy shtëpi banimi, një shtëpi malore dhe tokë bujqësore, të gjitha në vlerën 1 milionë e 176 mijë euro.

Ai ka deklaruar se posedon rreth 2 mijë euro të kursyera në bankë, ndërsa rreth 63 mijë euro kredi për investime në shtëpitë e tij.

Mbi 45 mijë euro janë të hyrat e tij vjetore bashkë me bashkëshorten, nga pagat dhe qiraja nga lokali afarist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat