Haziri: Kurti nuk ka ndryshu në qëllim, por në metoda të punës

Aktuale

Haziri: Kurti nuk ka ndryshu në qëllim, por në metoda të punës

Më: 4 maj 2022 Në ora: 22:50
Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri foli rreth sjelljes së kryeministrit Kurti  në raport me procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Haziri tha se kryeministri Kurti është duke hezituar sa i përket procesit të dialogut me një hap para dhe dy mbrapa.

Sipas Hazirit, kjo tashmë është bërë një kulturë e punës së Qeverisë jo vetëm në dialog, por edhe në takime tjera.

“Sot ka konfirmuar që do të ecet para por do ta shohim se kur do të bëhen dy hapa mbrapa, javën e ardhshme apo pas një muaji, apo do të detyrohet të ecë para… Ajo që i bie shqip prioritet numër një me thy Status Quon, palët me u angazhu me implementu marrëveshje të arritura dy prej të cilave janë të vendosura në prioritet të lartë me i zbatu vendimet e Gjykatave Kushtetuese në Kosovë në veçanti në raport me asociacionin dhe me hy në negocim por te ne momentalisht dialogu ka devalvu në nivel teknik  po mirren me ngjyrat e stikersave se çfarë do të jetë formati”, tha  Haziri.

Sipas tij këto çështje janë krejt teknike dhe që po lexohen nga partnerët tanë si blerje kohe.

Nënkryetari i LDK-së tha se ne nuk kemi nevojë për blerje kohe por kemi nevojë për kryeministër të guximshëm.

“Kryeministri e ka mandatin kushtetues, nuk ka parti anti-dialog në Kuvend dhe jashtë që dallon prej të kaluarës dhe kjo është shumë e rëndësishme. Shoqërinë civile dhe ambientin politik e ka të ndërtuar dhe nuk ka asnjë arsye që mos me ndodhë dinamika e re“, shtoi ai.

Haziri tutje tha se Kurti ka ndryshuar metodën e punës përkundër qëllimit të tij të njëjtë.

“Kurti nuk ka ndryshu në qëllim por në metoda të punës. Qëllimi i tij mbetet i njëjtë që nga viti 2006, por ka ndryshu në metodë. Nga Lëvizja e tij civile ka ndërtu parti politike që tash është edhe në Kuvend dhe duhet me ecë. Por ai nuk beson në dialog e ka thy premtimin e tij që nuk  takohet me eksponent politik serb dhe ka me i zgjedhë problemet përmes takimeve me serbët e brendshëm”, tha Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat