Haziri: Deklarata e Vuçiqit, muzikë e mirë për veshët e partnerëve por nuk e beson atë

Aktuale

Haziri: Deklarata e Vuçiqit, muzikë e mirë për veshët e partnerëve por nuk e beson atë

Më: 4 maj 2022 Në ora: 23:33
Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka komentuar deklaratën e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, pas takimit me kancelarin gjerman në Berlin, Olaf Scholz.

Haziri tha se deklarata e Vuçiq ishte ishte e mirë për veshët e evropianëve dhe amerikanëve.

Sipas tij pavarësisht kësaj ai nuk e beson atë cka e ka deklaruar.

“Zgjidhje e kompromisit ka qenë edhe konferenca e Rambujesë si dokument final. Zgjidhje e kompromisit ka qenë edhe procesi i Vienës përmes Ahtisarit. Ata kanë thënë gjithmonë ne jemi për zgjidhje kompromisi, tash çfarë zgjidhje kompromisi, në çka…”, tha Haziri.

Haziri tha se beson shumë që deklarata e Vuçiqit ka qenë “muzikë e mirë për veshët e partnerëve, por nuk e beson atë”.

Ndryshe pas takimit të mbajtur sot në Berlin me kancelarin gjerman Olaf Scholz, presidenti serb në një konferencë të përbashkët, ka deklaruar  se janë për një kompromis me Kosovën dhe se do të bëjnë çmos që ta ruajnë paqen në Ballkan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat