​Mehaj paralajmëron themelimin e funksionit të Ombudspersonit për FSK-në

Aktuale

​Mehaj paralajmëron themelimin e funksionit të Ombudspersonit për FSK-në

Më: 5 maj 2022 Në ora: 16:18
Foto nga takimi

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti sot në takim njoftues Avokatin e Popullit Naim Qelaj, me të cilin ka biseduar për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të personelit ushtarak dhe civil në Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në.

Me këtë rast të dyja palët u pajtuan për fuqizimin e bashkëpunimit me qëllim të dhënies së kontributit në qeverisjen e mirë dhe promovimit të të drejtave dhe lirive që gëzojnë punonjësit me uniformë ushtarake dhe punonjësit civilë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

Mehaj e falënderoi Avokatin e Popullit, Naim Qelaj, për bashkëpunimin e ofruar, duke vlerësuar njëherazi punën dhe angazhimin që ky institucion bën në mbrojtjen e të lirive dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Po ashtu, Mehaj theksoi se me qëllim të promovimit të të drejtave të ushtarakëve, në planin e tij ka edhe themelimin e funksionit të Ombudspersonit për Forcën e Sigurisë së Kosovës, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat