Ambasadori i Kosovës në NATO viziton Komandën Ushtarake të Divizionit të 10-të të forcave tankiste gjermane

Aktuale

Ambasadori i Kosovës në NATO viziton Komandën Ushtarake të Divizionit të 10-të të forcave tankiste gjermane

Nga: P.R Më: 7 maj 2022 Në ora: 21:43
Përfaqësuesi i Kosovës për marrëdhëniet me NATO-n, ambasadori Astrit Zemaj ka vizituar Komandën Ushtarake të Divizionit të 10-të të forcave tankiste të forcave gjermane.

Përfaqësuesi i Kosovës për marrëdhëniet me NATO-n, ambasadori Astrit Zemaj gjatë ditës së sotme ka vizituar Komandën Ushtarake të Divizionit të 10-të të forcave tankiste të forcave gjermane.

“Pritja nga ana e zv.Komandantit të Divizionit të 10-të tankist, gjeneralit Michael Podzus, ishte mbresëlënëse. Perderisa shoqërimi në reparte të ndryshme, në të cilat ushtarët dhe oficerët ndanin kujtime të ndryshme nga shërbimi i tyre ndër vite në Kosovë, jo vetëm që janë treguesi më i mirë për punën e madhe dhe kontributin që Gjermania ka dhenë, por ato shënojnë fuqishëm lidhjen emocionale që dhjetra mijëra ushtarë dhe oficer e kanë ndërtuar me vendin dhe popullin tonë”, ka shkruar Zemaj, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Ishte nder i veçantë që në cilësinë e Përfaqësuesit të Republikës së Kosovës për marrëdhëniet me NATO, si dhe anëtarit të nderit të Kontigjentit të Parë të forcave gjermane të Bundesëehr-it, të cilët në vitin 1999 së bashku me forcat tjera të NATO-s i sollën lirinë Kosovës, i shoqëruar nga ish komandanti i këtyre njësive, gjeneral major, Manfred Hofmeyer si dhe oficërët drejtues të sektoreve ushtarake nga Kontigjenti i Parë-1999, vizituam Komandën Ushtarake të Divizionit të 10-të të forcave tankiste.

Pritja nga ana e zv.Komandantit të Divizionit të 10-të tankist, gjeneralit Michael Podzus, ishte mbresëlënëse. Perderisa shoqërimi në reparte të ndryshme, në të cilat ushtarët dhe oficerët ndanin kujtime të ndryshme nga shërbimi i tyre ndër vite në Kosovë, jo vetëm që janë treguesi më i mirë për punën e madhe dhe kontributin që Gjermania ka dhenë, por ato shënojnë fuqishëm lidhjen emocionale që dhjetra mijëra ushtarë dhe oficer e kanë ndërtuar me vendin dhe popullin tonë.

Po ashtu, i lumtur që një pjesë të oficerëve dhe veteranëve i takuam përseri, dhe krenar për 23 vite bashkëpunim dhe punë në periudha të ndryshme, në shërbim të lirisë, ndërtimit të paqës dhe shtetit të Kosovës.

Të gjithë veteranët e komandës së parë gjermane të vitit 1999, në nderkohë janë pensionuar, por as kjo dhe as vitët e pleqërisë nuk i kanë penguar të përkushtohën dhe mirëmbajnë lidhjen e tyre me Kosovën. Ata me krenari e quajnë vetën, veteran të një lufte e cila ishte bërë për ta çliruar një popull të robëruar.

Gjermania u përfshi në luftë të hapur në vitin 1999 për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore, nën aprovimin e mandatit të intevenimit humanitar ushtarak, për të nderprerë dhunën dhe terrorin, dëbimet masive, vrasjet në masë e cila kishte arritur deri në një shkallë gjenocidi nga ana e regjimit dhe forcave serbe kundër shqiptarëve të Kosovës.

Sot, Kosova është e bekuar me miq të shumtë, të cilët ju gjetën pranë në ditët më të vështira.

Përjetësisht mirënjohës!

Veteranen der Erste Deutsche Einsatzkontingent KFOR am 6. Mai 2022 in Veitshöchheim - 10. PANZERDIVISION

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat