Lajm i mirë: Sot ekzekutohen pagesat për këto kategori

Aktuale

Lajm i mirë: Sot ekzekutohen pagesat për këto kategori

Më: 16 maj 2022 Në ora: 09:59
Foto ilustrim

Qeveria e Kosovës, përveç rritjes së pensioneve, ka ndërruar edhe datën e dhënies së tyre, duke thënë se do t’i paguajnë në mes të muajit. 

Një gjë të këtillë e ka bërë të ditur Ministri i Financave, Hekuran Murati, në një konferencë për medie, duke njoftuar se vendimi hyn në fuqi.

“Marrë parasysh që pagat paguhen çdoherë në fund të muajit. E kem parapa si të nevojshme që të ndryshojmë afatin kohor se kur paguhen pensionet. Tani e tutje synimi i yni që pensionet që të paguhen në mes të muajit. Që nga ky muaj e tutje tani e tutje do të kemi pensionet në mes të muajit kurse pagat në fund”, deklaroi Murati.

Kategoritë të cilat do të kenë ngritje të pensioneve në 100 euro janë si në vijim: pensioni bazik, i aftësive të kufizuara, familjar dhe ai invalidor.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat