Vizita e kryeministrit në SHBA/ Armend Muja: Kurti e ka pasur ëndërr me...

Aktuale

Vizita e kryeministrit në SHBA/ Armend Muja: Kurti e ka pasur ëndërr me...

Më: 17 maj 2022 Në ora: 00:32
Deputeti i VV’së, Armend Muja

Deputeti i VV’së, Armend Muja, ka folur për vizitën e kryeministrit Albin Kurti në SHBA dhe mungesën e takimeve në Shtëpinë e Bardhë. Ai u është përgjigjur kundërshtarëve politikë që po kritikojnë Kurtin, derisa tha se “Kurti e ka pasur ëndërr me i taku të gjitha kompanitë e transformimit digjital”.

“Oponentët politikë fillimisht kanë thënë se nuk bëhet kurrë kryeministër Albin Kurti. Kur u bë kryeministër thanë, nuk i fiton kurrë 50 për qind dhe ai 50 për qind i fitoi. Pastaj thanë kurrë nuk shkon në Amerikë, shkoi në Amerikë. Pa marrë parasysh, edhe me Bidenin me këdo me u taku, me krejt presidentët, prapë kishin thënë “u takua por diqysh nuk qeshi boll ai”, tha Muja.

“Po e banalizoj por ashtu është”, shtoi ai.

“Z.Kurti e ka pasur si ëndërr me shku edhe me i taku të gjitha kompanitë e transformimit digjital marrë parasysh që Kosova e ka një gjeneratë të re e sidomos të rinjtë e të rejat që fokusohen në fushën e IT dhe transformimit digjital por në të njëjtën kohë edhe investimet e huaja direkte Kosova kryesisht i pranon kohëve të fundit në këtë sferë”, tha Muja në emisionin DPT te Fidani në T7.

“Rezultatet reale të qëndrimit të z.Kurti si figurë politike i sheh të matura në anëtarësimin në Këshill të Europës. Pse nuk u bë më herët”, pyeti Muja.

Muja tha se Kosovën po e përkrah shumë Gjermania, gjë të cilën nuk e ka bërë më parë për shkak të klasës politike që ishte në udhëheqje.

“Ata e kanë pritur prej Kosovës me bo një transformim të madh politik, një shtesë të re politike që i thotë jo korrupsionit”, tha Muja.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat