Gruaja e Nasim Haradinajt flet pas vendimit, zbulon se çka i tha ai para se të shpallej fajtor

Aktuale

Gruaja e Nasim Haradinajt flet pas vendimit, zbulon se çka i tha ai para se të shpallej fajtor

Më: 18 maj 2022 Në ora: 09:21 Përditësuar në ora: 11:56 më 18.05.2022
Gjejlone dhe Nasim Haradinaj

Gruaja e Nasim Haradinajt zbulon se çka i tha ai para se të shpallej fajtor

Gjejlone Haradinaj, bashkëshortja e Nasim Haradinajt, është deklaruar pas shpalljes së aktgjykimit dënues me nga 4 vite e gjysmë burgim dhe 100 euro gjobë ndaj tij dhe Hysni Gucatit. Në një lidhje direkte për T7, Gjelone Haradinaj zbuloi bisedën që ka bërë mëngjesin e sotëm me Nasimin.

Gjatë bisedës për media ajo tha se nuk e ka pritë lirimin e bashkëshortit të saj.

“Unë nuk e kam pritë lirimin, këtë e kam pritë. Edhe Nasimi në mëngjes ka thirrë ka thënë unë jam këtu në mënyrë të padrejtë nga dita e parë…Hape derën dhe mos prit që lirohem”, zbuloi pjesë nga biseda me Nasimin sot Gjejlone Haradinaj.

Sa për pjesën që Nasim Haradinaj u shfaq i buzëqeshur kur iu shqiptua dënimi, ajo u shpreh: “Nasimi është i mësuar me u ballafaqu me padrejtësi dhe është krenar se e din që kurrë s’ka bë asgjë”.

Tutje ajo tha se Nasim Haradinajn do ta vizitojnë për ditëlindje në Hagë.

“Familja e Haradinajt është e mësuar me këto gjëra, familjarët janë shokuar…Është shumë shokuese për fëmijët që jetojnë jashtë”, u shpreh ajo tutje.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat